• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi nga burgu: Do të punosh për mua deri në vdekje… si u dënua miku i Shullazit

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda dënoi dje me një total prej 51 vitesh heqje lirie shtatë persona të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj një biznesmeni kafeje në kryeqytet.

Pajtim SerjaniNgjarja ka ndodhur në shkurt 2015 në Tiranë, ku biznesmeni Julian Bregu dyshohet se është dhunuar, kanosur me armë dhe keqtrajtuar në një apartament pranë Liqenit Artificial, me qëllim për t’i marrë pasurinë në formën e parave, apo të kuotave në shoqërinë e tij tregtare të kafesë.

Në përfundim të 36 seancave gjyqësore, një pesëshe gjyqtarësh e Krimeve të Rënda i vlerësoi si të provuara dyshimet e Prokurorisë. Të shtatë të pandehurit, mes të cilëve Genc Ferhati dhe Pajtim Serjani, u deklaruan fajtorë për akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim. Gjatë shpalljes së vendimit në sallën e gjyqit, ishin të pranishëm vetëm të pandehurit Ditmar Reçi dhe Klevis Karoli.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve të mbrojtjes, të gjithë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre, mohuan akuzën e ngritur nga prokuroria dhe i kërkuan gjykatës të deklaroheshin të pafajshëm. I akuzuari Ferhati ka pretenduar se kallëzuesi i detyrohej një borxh, për llogari të marrëdhënieve të biznesit që ka pasur me një familjar të tij.

NGJARJA

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, më 2 shkurt 2015, kallëzuesi Julian Bregu është telefonuar nga i pandehuri Arjanit Luli, i cili e ka ftuar për një kafe. Pasi janë takuar për kafe në një bar në afërsi të Liqenit Artificial, me ta është bashkuar edhe i pandehuri Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, persona që njiheshin me biznesmenin.

Pak minuta më vonë, Bregu është ftuar t’i shoqërojë te një apartament te Kodra e Diellit, që Luli pretendonte se do ta blinte. “Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ishte bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar (i identifikuar më vonë si i pandehuri Arben Haxhihyseni) me një pistoletë me silenciator në dorë. Ai u ka drejtuar armën personave dhe i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë kallëzuesit “Me ty e kam”.

I pandehuri Arben Haxhihyseni ka detyruar kallëzuesin të heqë rrobat dhe më pas i ka lidhur duart. Kallëzuesi ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas kallëzuesit, i ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda deri sa është thyer kova”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Sipas akuzës, në vijim aty ka shkuar i pandehuri Ditmar Reçi, i cili e ka fyer Bregun dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë, që kallëzuesi i detyrohej një firme transporti të zotëruar nga një e afërme e Reçit. Në të njëjtin ambient më pas ka shkuar edhe i pandehurit Pajtim Serjani. A i ka thënë kallëzuesit se përse merrej me Ditmarin, kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi.

Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhet në Skype më një person. Sipas Prokurorisë, në anën tjetër të lidhjes ka qenë i pandehuri Genc Ferhati, që është duke vuajtur një dënim me burg, i cili i ka kërkuar biznesmenit 30 për qind të përfitimeve të shoqërisë së tij të kafesë.

DENIMET 

Genci Ferhati 8 vjet burg
Arben Haxhihyseni 8 vjet burg
Elvis Karoli 7 vjet burg
Arianit Luli 7 vjet burg
Klevis Kardashi 7 vjet burg
Pajtim Serjani 7 vjet burg
Ditmar Reçi 7 vjet burg

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se ka qenë i pandehuri Genc Ferhati, i cili e ka kërcënuar nga burgu biznesmenin e kafesë për përfitim të paligjshëm.

SMS nga burgu: Do të punosh për mua deri në vdekje

Kërcënimi është bërë përmes një lidhjeje në Skype, në kohën që kallëzuesi Julian Bregu ishte duke u mbajtur forcërisht në apartamentin e boshatisur te Kodra e Diellit. “Në momentin që kallëzuesi ka folur me Gencin, ky i fundit i ka thënë: ‘Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do t’i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do t’i mbaj unë me vëllain tim Elvisin. Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09:00-09:30 dhe do shkojmë te noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh. Unë nuk do të flas më. A më kuptove?’.

I dëmtuari i është përgjigjur ‘Po’ dhe më pas personat e tjerë kanë filluar të largohen duke e lënë vetëm kallëzuesin, i cili më pas është larguar në banesë ku ka ndërruar rrobat dhe më pas është paraqitur në polici”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Julian Bregu telefonohej herë pas here nga shtetasi Pajtim Serjani, apo Elvis Karoli, i cili bisedon për llogari të Genci Ferhatit, dhe i kërkojnë që të takohen. Është J. Bregu, i cili i shtyn takimet duke u thënë se ka punë.

“Më konkretisht shtetasit Klevis Kardashi dhe Elvis Karoli i kanë kërkuar personit të dëmtuar një sasi prej 1.300.000 lekësh të rinj, duke ia llogaritur si gjysmën e fitimit të vitit 2014 të biznesit “E…” dhe për marrjen e kësaj sasie parash kanë kontaktuar shpesh ditët e fundit me personin e dëmtuar dhe me të afërm të tjerë të tij nëpërmjet telefonit dhe takimeve të drejtpërdrejta.

Ata e kanë kanosur disa herë se, në rast se paratë nuk do t’u jepen në kohë, do t’i rrezikohet jeta e tij dhe personave të tjerë që e kanë këshilluar të mos paguajë paratë e kërkuara”, citohet në dosjen e Akuzës./panorama/a.k

Next Post
Vuçiç kundër Kosovës në OKB, ëndërron union doganor ballkanik

Vuçiç kundër Kosovës në OKB, ëndërron union doganor ballkanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com