Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka reaguar pas kërcënimeve të homologut të saj grek, Panos Kamenos, i cili një ditë më parë u shfaq i veshur me rroba ushtarake pranë kufirit.
Kodheli thotë se është e pakuptimtë që ministri i një vendi anëtar i NATO-s, përpiqet të rikthejë fantazmat e së shkuarës.
“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”, thotë në reagimin e saj, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
shqiptarja.com/d.i.