Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar vendet anëtare të NATO-s se mund të tërheqë vendin e tij nga Aleanca e Veriut.
“Mund ta tërheq Amerikën nga NATO. Them se mund ta bëj këtë, por është e panevojshme. Ata u angazhuan sot, siç nuk janë angazhuar kurrë më parë”, mësohet se ka deklaruar Trump.
Pas përfundimt të samitit dyditor në Bruksel, Donald Trump deklaroi se aleatët pranuan të shpenzojnë për buxhetet e tyre të mbrojtjes më shumë se 2 përqindëshi i Produktit të Brendshëm Bruto.
“Arritëm një progres të jashtëzakonshëm. Ishtembresëlënëse të shihje frymën që mbizotëronte në sallë”, tha Trump.
Ndërkohë, rreth propozimit të Trump që niveli i kontributeve të rritej në të paktën 4%, duket se ka padakordësi, sidomos nga presidenti frances Macron
“Nuk e di nëse është një masë e mirë“, tha Macron pasi Trump dha një konferencë shtypi të improvizuar.
Javanews/a.ç