• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi i Metës: Nëse preket vota, do e marr vetë sfurkun i pari. Basha bën lojën e Ramës

by Java News
08/02/2022 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ndërhyri me lidhje telefonike në programin A Show me Adi Krastën, lidhur me vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij.

I ngacmuar gjatë programit nga kritikat e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, Meta sqaroi deklaratat e tij për të cilat rrezikon shkarkimin si kryetar i shtetit, duke sqaruar se shmangu gjakderdhjen në protestën e 8 qershorit 2019 si dhe shtensionoi situatën ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Meta akuzoi Lulzim Bashën se ka ndjekur gjithmonë lojën e Edi Ramës, në mënyrë që ky i fundit të merrte një tjetër mandat qeverisës, siç edhe ndodhi në 25 prill 2021.

“Presidenti ka folur në momentin kur ka patur një konflikt real në Fier kur është provokuar në mënyrë të paligjshme nga bashkia Fier dhe PS, LSI-ja atje, duke i hequr në mënyrë të paligjshme posterat e saj, pasi do të bëhej një miting i Edi Ramës pasdite. 

Presidenti për të evituar një konflikt i cili ishte një provokim për një situatë artificiale dhune, siç kemi rastin e Kavajës dhe Elbasan, i kam bërë një thirrje kandidates së LSI për deputete, duke i thënë mos bini pre e këtyre provokimeve, fol me zotin Ruçi i kam thënë. Shmangeni këtë konflikt sepse kjo kërkon të krijojë një dhunë dhe konflikt artificial. Dhe presidenti ka thënë gjithmonë ‘nëse’, jo se do marrim sfurqet.

I jam referuar një ngjarje në Libofshë në ’94 ku kam qenë vetë prezent dhe policia e banditët janë bërë një e kanë sulmuar deputetët, kolegët e mi, nënkryetarë Kuvendi, dhe gratë e Libofshës kanë marrë sfurqet dhe kanë mbrotjur dinjitetin e tyre.

Bile, sfurqet janë përmendur si mjete pune dhe është thënë sot, ju lutem mos bëni provokime, ruani qetësinë, por nëse preket vota, le t’i mprehin sfurqet si mjete pune. Dhe presidenti ka thënë se i pari do ta marr unë sfurkun. Këtë ka thënë presidenti. Mos ngatërroni kushtoren me kushtrimin. Nuk do të lejoj pseudoanalistë që të vërë në diskutim gjëra që nuk vihen dot.

Ky ka qenë shtet i kapur 100% duke kapur Lulzim Bravën të parin. Të cilin prej 1 viti, para se të linin mandatet, Ilir Meta atij, Sali Berishës e të gjithë të tjerëve u ka thënë në asnjë mënyrë një gjë të tillë dhe ata e bënë qëllimisht. Dhe ata qëllimisht i lanë edhe Reformën në Drejtësi Edi Ramës, pavarësisht se presidenti bëri çdo gjë që ata të merrnin pjesë në atë reformë.

Presidenti bëri çdo gjë për të shmangur përplasjen, konfliktin, duhet të vriteshin njerëz me patjetër në 8 qershor dhe bëri çdo gjë për të shmangur këtë konflikt. Dhe Lulzim Basha jo vetëm caktoi datën 13 tetor, por nuk pranoi të regjistrohej në 13 tetor.

Lulzim Basha bënte lojën e Edi Ramës për të kapur të gjitha institucioneve dhe për të vënë nën presion presidentin e Republikës dhe qytetarët shqiptarë që mafia dhe oligarkët e Shqipërisë të merrnin një mandat tjetër, nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin dhe të shtrembërojnë faktet dhe të vërtetat për presidentin e Republikës. 

LSI ka patur politikë të qartë kundër kanabisit. Ka folur edhe Lefter Koka. LSI ka patur politikë të qartë edhe kundër koncesioneve”./m.j

Next Post
FOTO/ Ardian Muka u propozua nga Berisha si kandidat i “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Durrësit, prezantohet nga LSI

FOTO/ Ardian Muka u propozua nga Berisha si kandidat i “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Durrësit, prezantohet nga LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In