• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kërcënimi afatgjatë nga Kina është më i madh se nga Rusia”/ Paralajmërimi i Blinken: Është i vetmi vend që ka synim…

by Java News
27/05/2022 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Rusia përfaqëson një kërcënim të menjëhershëm, kërcënimi afatgjatë që paraqet Kina për rendin global është më serioz, tha sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Antony Blinken mbajti të enjten (26.05) një fjalim që synon të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për të penguar dhe kundërshtuar Kinën, të cilën SHBA e sheh si një kërcënim afatgjatë për stabilitetin global. Gjatë fjalimit në Universitetin George Washington Blinken u përpoq të vendoste një ekuilibër midis interesave konkurruese ekonomike dhe ushtarake duke përshkruar politikën e qeverisë së SHBA-së ndaj Kinës. Blinken tha se “Kina është i vetmi vend që ka synimin, si dhe mjetet ekonomike, teknologjike, ushtarake dhe diplomatike për të çuar përpara një vizion të ndryshëm të rendit ndërkombëtar.”

SHBA e sheh Rusinë si një rrezik aktual dhe të menjëhershëm për rendin global. Kurse në aspektin afatgjatë, SHBA e konsideron Kinën si më të aftë se Rusia për të prishur sigurinë ndërkombëtare. “Themelet e rendit ndërkombëtar janë në një rrezik serioz dhe të vazhdueshëm,” tha Blinken.

Përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën, ajo nënshkroi një pakt sigurie “pa kufij” me Kinën. Të dy vendet lëshuan një deklaratë të gjatë në lidhje me natyrën e bashkëpunimit, ndëkohë që përkthimi i deklaratës në gjuhën angleze nga Kina nuk i përfshinte formulimet e përdorura Moska në lidhje me NATO-n si kërcënim dhe kundërvënien ndaj saj.

Cili ishte qëllimi i fjalimit të Blinken mbi politikën e SHBA-së për Kinën?

SHBA kërkon të përdorë një sërë mjetesh për të kundërshtuar dhe penguar Kinën, duke përfshirë miqtë dhe aleatët e saj të shumtë, si dhe burimet e saj të konsiderueshme ushtarake si dhe burime të tjera.

Zyrtarët amerikanë pranojnë se nuk kanë shumë mjete për të formësuar dhe ndikuar në qëllimet e Kinës, prandaj në vend të kësaj, SHBA-të janë të interesuara për të formësuar mjedisin strategjik rreth Kinës në të cilin udhëheqësit në Pekin duhet të marrin vendime.

Politikë më konfrontuese ndaj Kinës

Kryediplomati amerikan theksoi se koalicioni i krijuar për t’iu kundërvënë Rusisë në Ukrainë paraqet një model të shkathët dhe me burime të mira për të përballuar sfidat e ardhshme nga Kina. “Duke e penguar Putinin të arrijë qëllimet e tij, ne besojmë se po forcojmë shumë dorën tonë për të mbrojtur dhe mbështetur këtë rend kundër sfidave nga të tjerët”, tha Blinken. “Vendet e botës kanë shmangur një luftë tjetër botërore dhe një konflikt midis fuqive bërthamore.”

Pas goditjeve autoritare ndaj ujgurëve në Xinjiang dhe aktivistëve të demokracisë në Hong Kong, si dhe në Tibet dhe Detin e Kinës Jugore, administrata e Bidenit ka ndjekur kryesisht një politikë më konfrontuese ndaj Kinës në krahasim me politikën nën administratën e Trumpit. Blinken përmendi në fjalimin e tij veçanërisht ujgurët, kundër të cilëve Pekini sipas akuzave të SHBA po kryen gjenocid./DW

g.kosovari

Next Post
“Duan të na bëjnë shkrumb e hi”/ Zelensky: Veprimet ruse në Donbas, gjenocid ndaj popullit ukrainas

“Duan të na bëjnë shkrumb e hi"/ Zelensky: Veprimet ruse në Donbas, gjenocid ndaj popullit ukrainas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In