Pas paralajmërimeve të Kotzias dhe asaj që u duk si një “kërcënim” ndaj Shqipërisë drejtuar nga pala greke në lidhje me çështjen çame, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe.
Sipas Braçes, Kotzias do duhet të japë sqarime, e sidomos kur flet dhe shprehet se Greqia ka supremacinë kur fjala vjen tek forca ushtarake dhe ajo ekonomike…
Pak orë më parë përmes një interviste, Ministri i Jashtëm grek ka folur në lidhje me çështjen çame, duke paralajmëruar Shqipërinë që të ketë më shumë kujdes për të.
Statusi i Erjon Braçes
E nuk di nese i duhet kushtuar vemendje Ministrit te Jashtem te Greqise;
Une nuk di nese Qeveria e vendit tim e lexon kete minister apo jo;
Por mendoj se ketij zoterie i duhen kerkuar ca spjegime.
Madje besoj se ai duhet ti bej ca sqarime vete, pa ja kerkuar ndonje shqiptar;
meqe na eshte drejtuar ne dhe ne te jemi te qarte.
Pershembull;
Ministri i Jashtem i Greqise duhet te sqaroje qellimin e permendjes ne funksion te supermacise greke, te “Sistemeve te shumefishta te mbrojtjes dhe sigurise”!!
Per cfare te na i kete kujtuar valle?
Jo per gje por une kam shume frike nga Vangjeli ketu, edhe nga Llaqi po ketu!
Minister, je “cenuar” shume prej qendrimit te vetem njerit prej komisionereve te BE dhe duket se ke humbur fillin.
Shqiperia e Greqia jane anetare te NATO-s.
As qe me interesojne kapacitetet mbrojtese te vendit tim per ti permendur kund apo kujt,
me mjafton siguria kolektive qe ofron NATO.
Kurre, ne kete rajon, fqinje me ne apo te tjere shtete, nuk jane sulmuar prej shqiptareve. Perkundrazi, ne jemi sulmuar e copetuar madje.
Por NATO-n si institucion i sigurise kolektive te te gjithe anetareve te saj, ja vlen ta kujtojme kete here!










