Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, HR McMaster tha të shtunën se Koreja e Veriut përfaqëson kërcënimin më të madh dhe më të mundshëm për SHBA-të dhe se potenciali për një luftë me shtetin komunist po rritet çdo ditë.
“Mendoj se probabiliteti po rritet çdo ditë, çka do të thotë që ne jemi në një garë për ta zgjidhur këtë problem”, tha McMaster në Kaliforni. Presidenti Donald Trump mbetet i angazhuar për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean, tha McMaster, duke shtuar se ka edhe rrugë jo ushtarake për ta zgjidhur çështjen, si për shembull angazhimi i Kinës për vendosjen e sanksioneve më të mëdha ekonomike ndaj Penianit.
McMasters nënvizoi fuqinë e jashtëzakonshme ekonomike të Pekinit mbi Korenë e Veriut.
“Ka shumë mënyra për të zgjidhur këtë problem pa shkuar deri tek lufta, por është një garë, sepse konflikti po bëhet gjithnjë e më i mundshëm dhe nuk ka mbetur më shumë kohë”, u shpreh ai.
Me çdo raketë të lançuar, apo me çdo test bërthamor, Kim Jong-un sipas McMasters, përmirëson kapacitetet e vendit të tij. Ne nuk po i kërkojmë Kinës të na bëjë një favor, por po i kërkojmë të veprojë në interesin e saj.
a.ç