• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënime dhe përplasje grushtash, Macron nuk i mbajnë nervat në samitin e BE dhe “përplaset” me kancelarin austriak

by Ardit Rada
20/07/2020 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e Bashkimit Evropian dështuan edhe të dielën të arrijnë një marrëveshje mbi një paketë të rimëkëmbjes ekonomike.

Negociatat u zgjatën sërish duke u shtyrë për ditën e sotme. Kancelarja Angela Merkel dha një dritë shprese më deklaratën e saj se janë bërë hapa përpara dhe se marrëveshja është e mundur. Por tensionet në takim, kanë qenë të larta. Në një prej momenteve më të forta ishte ai kur siç thuhet, presidenti francez Emmanuel Macron i është kthyer keq kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili kishte dalë nga mbledhja për t’iu përgjigjur një telefonate, ndërsa moment tjetër i Macron sipas mediave ka qenë kur ka kërcënuar me largim nga Samiti, duke përplasur dhe grushtat në tavolinë.

“E shikoni? Nuk na dëgjon, nuk i intereson”, tha Macron për kryeministrin e Autrisë. Shefi i Elizesë është përplasur edhe me kreun e ekzekutivit holandez, Mark Rutte, i cili është kthyer në kundërshtarin kryesor të propozimit të granteve.

Duke e akuzuar për obstruksionizëm, Macron i tha se po merr vendin e Britanisë së Madhe në tryezën e përbashkët. Kryesuesi i samitit, Charles Michel, u tha 27 udhëheqësve të bllokut se më shumë se 600,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit në të gjithë botën, dhe se ishte përgjegjësia e tyre të qëndrojnë së bashku në këtë kohë krize. Ai hodhi idenë e një fondi prej 390 miliardë euro në formë grantesh, një shifër kjo e cila është më e ulët se 500 miliardë eurot e propozuara nga Franca, Gjermania dhe Komisioni Evropian.

Në formën aktuale, plani parashikon edhe 250 miliardë euro kredi. Shtetet me kursimtare si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave, ndërsa shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, pretendojnë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

/e.rr

Next Post

Ndërron jetë i moshuari me koronavirus, 81 infektime të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi

February 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

BE nuk prishet, po ne rrezikojmë të mbetemi prapë jashtë

February 1, 2026
Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

Rastet që lidhin Shqipërinë me dosjen Epstein/ Nga vajza që kërkonte punë te ish-Presidentja e Kosovës

February 1, 2026
Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

Atifete Jahjaga në dosjen Epstein? Ish-Presidentja e Kosovës përmendet në dokumente në një email të vitit 2012

February 1, 2026
Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

Shkon në 41 numri i viktimave në barin Crans-Montana, ndërron jetë në spital adoleshenti zviceran

February 1, 2026
“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

“Antisemitizmi nis me hebrenjtë, por kërcënon gjithë njerëzimin”, Rama për “The Jerusalem Post”: Të jesh mik me Izraelin…

February 1, 2026
Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In