• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënim nuklear/ Putin njoftoi sot se Rusia do tërhiqej, çfarë është traktati i armëve bërthamore ‘New START’?

by Java News
21/02/2023 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen në traktatin për reduktim të armëve bërthamore New START (Fillim i Ri) me Shtetet e Bashkuara, pasi akuzoi Perëndimin se po përfshihet drejtpërdrejt në tentimet për t’ia goditur bazat ajrore strategjike.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve ofensive strategjike”, tha ai.

Çfarë është traktati New START?

Nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati Neë START kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë. Ky traktat hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin.

Sipas marrëveshjes, Moska dhe Uashingtoni zotohen të vendosin jo më shumë se 1.550 koka bërthamore strategjike dhe maksimumi 700 raketa dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi. Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit në vendet strategjike të armëve bërthamore për t’u siguruar që pala tjetër po e respekton traktatin.

Sidoqoftë, inspektimet e tilla u pezulluan në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Bisedimet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për rifillimin e inspektimeve ishin planifikuar të zhvillohen nëntorin e kaluar në Egjipt, por Rusia i shtyu ato dhe, që nga atëherë, asnjëra palë nuk ka caktuar datë të re.

A ka kërcënuar Rusia në të kaluarën me tërheqje nga traktati?

Në fillim të muajit shkurt, Rusia tha se donte ta ruante traktatin, pavarësisht se e cilësoi si qasje shkatërruese të SHBA-së ndaj kontrollit të armëve. Së bashku, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara posedojnë rreth 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dyja palët kanë theksuar se lufta midis fuqive bërthamore duhet të shmanget me çdo kusht.

Megjithatë, lufta e Rusisë në Ukrainë i ka sjellë dy vendet në një pikë ku ato nuk kanë qenë më afër konfrontimit të drejtpërdrejtë në 60 vjetët e fundit. SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit duke mos lejuar inspektime në territorin e saj, ndërsa Moska ka paralajmëruar se ngulmimi i Perëndimit për ta “mposhtur” Rusinë mund ta bëjë të pamundur rinovimin e traktatit kur ai të skadojë në vitin 2026.

Çfarë ndodh tani?

Rusia tha vitin e kaluar se rreziku i një konflikti bërthamor ishte real dhe se nuk duhet nënvlerësuar, por duhet shmangur me çdo kusht. Si SHBA-ja, ashtu edhe Rusia, kryejnë kontrolle për t’u siguruar që raketat e tyre bërthamore nuk mund të përdoren aksidentalisht, pasi vitet e tensionuara gjatë Luftës së Ftohtë kishin sjellë disa raste ku pothuajse kishte ndodhur një gjë e tillë.

Megjithatë, frika për një konfrontim bërthamor është shtuar që nga pushtimi i Ukrainës. Putini ia ka kujtuar botës madhësinë dhe fuqinë e arsenalit të Moskës dhe ka thënë se është gati t’i përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur “integritetin territorial” të Rusisë./ REL

Next Post
“Roma Cares”, pjesë e ekipit të Romës, shpërndan artikuj sportivë për dy shkolla në Tiranë, Veliaj: Ajo që na bën bashkë, është se ne dimë të mbajmë fjalën

“Roma Cares”, pjesë e ekipit të Romës, shpërndan artikuj sportivë për dy shkolla në Tiranë, Veliaj: Ajo që na bën bashkë, është se ne dimë të mbajmë fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In