Më shumë se 1,800 punëtorë janë larguar nga ndërtesa e Microsoft si pasojë e një kërcënimi me bombë të cilin policia është duke e hetuar.
Mediat vendase kanë raportuar se kompania ka marrë një thirrje kërcënuese, gjë e cila ka shkaktuar që punëtorët të dalin nga ndërtesa, raporton lajmi.net.
Sidoqoftë, hetuesit policorë besojnë që i gjithë ky ishte vetëm një mashtrim. Punëtorët tani janë kthyer në ndërtesë për ta vazhduar ditën e tyre të punës. Një vendas e ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihen qindra punëtorë jashtë ndërtesës.