• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqpërdorimi i LaCivitës nga Berisha

by Mero Baze
07/05/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ende nuk e dimë sa miliona euro do të marrë LaCivita nga Berisha, por një gjë është e sigurtë: atij do t’i shtohet një tjetër humbje në karrierën e tij si strateg elektoral. Kjo nuk është ndonjë dramë e madhe për të si profesionist — sapo ka humbur zgjedhjet edhe në vende shumë më të mëdha — por keqpërdorimi që iu bë emrit të tij në fushatën elektorale të Berishës ishte tinzar dhe krejtësisht në funksion të halleve personale të Berishës, jo të Partisë Demokratike.

Vetë Berisha dhe njerëzit e tij në media shpikën një axhendë të rreme për LaCivitën në Shqipëri, e cila u përgënjeshtrua ende pa ardhur 11 maji. Qysh në ditën e parë të konferencës për shtyp u tha nëpër studio se LaCivita do ta ndihmonte Berishën për t’i hequr “non grata”-n nga SHBA deri në mes të marsit. Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Berishës, në kulmin e fantazisë, deklaroi se jo vetëm që do të hiqej “non grata” brenda muajit, por se SHBA do t’i kërkonte Berishës edhe falje zyrtare.

Më pas Këlliçi e shtyu afatin për në prill, dhe LaCivita u zhduk nga skena që në mesin e atij muaji. Pastaj hyri në lojë Edi Paloka, duke e bërë fakt të kryer e duke thënë se “non grata” ishte hequr dhe Berisha do të udhëtonte në fund të muajit për në SHBA. Ndërkohë që demokratët e shkretë, që besojnë çdo marrëzi, po prisnin me gjak të ngrirë, nisën t’i qetësonin me telefonata duke u thënë se do të ikte më 4 maj, pastaj më 6 maj. Nuk dihet nëse kanë kohë t’i mashtrojnë deri të dielën, por e gjithë kjo sagë gënjeshtrash u ndërtua mbi emrin e LaCivitës.

Ndërkohë ai është duke kërkuar kontrata të tjera dhe, sipas informacioneve, po tallet me kontratën në Shqipëri, si një marrëveshje e çuditshme, ku njerëzit shpresojnë se vetëm përfshirja e SHBA-ve i bën fitues.

Gjatë gjithë fushatës elektorale nuk u pa asnjë ide e qartë e LaCivitës, përveç kopertinës së Berishës me numrin 1 — një ide që mund ta kishte dhënë edhe Flamur Noka, po të kishte guxuar që të besonte se nuk e merrnin për budalla. Mesazhet politike të fushatës, të cilat janë ose qesharake, ose kundërproduktive, justifikohen nga PD si “sugjerime të LaCivitës”, por duket qartë se janë produkt bio i Berishës. Madje edhe koalicioni me Gjuzin u justifikua si ide e LaCivitës!

Nuk dihet nëse LaCivitës i kanë treguar “momentet” me demencë të Berishës në çdo miting dhe çfarë sugjerimi mund të ketë dhënë. Një profesionist serioz do t’ia kishte ndaluar menjëherë daljen në publik dhe do t’ia kishte ndryshuar formatin e fushatës, duke e paraqitur si një fushatë të një të moshuari të urtë e të respektuar, viktimë e moshës. Përkundrazi, sa më shumë që Berisha shfaqet në gjendje të përkeqësuar, aq më shumë këmbëngulin ta nxjerrin në publik në emër të LaCivitës.

Ky keqpërdorim i LaCivitës nuk dihet nëse ka ndonjë çmim financiar për pasojat që do të ketë, por është një dëmtim serioz për imazhin e tij si strateg elektoral. Berishës nuk i intereson as LaCivita, as fitorja. I intereson vetëm të krijojë idenë se po rehabilitohet në SHBA. Dhe 6 milionë dollarëshi i parë i paguar nuk është për LaCivitën, por për një avokat që do të merret me çështjen e “non gratës”. LaCivita shërben thjesht për të justifikuar pagesat për hallin personal të Berishës.

Natyrisht, LaCivita ka faturë tjetër dhe shpresoj të jetë më e madhe se ajo e avokatit. Por sado e lartë të jetë ajo, keqpërdorimi publik që i është bërë si emër është dëmi më i madh që i është shkaktuar. Dhe nëse dikush ia përkthen të gjitha broçkullat që janë thënë në emrin e tij, LaCivita do të duket një strateg qesharak. Dhe ky është një imazh që nuk paguhet me para.

Next Post
U arrestua pasi u kap me kokainë, avokati i kandidatit të “Nisma Shqipëria Bëhet”: Inskenim! Shfrytëzuan dobësinë e tij…

U arrestua pasi u kap me kokainë, avokati i kandidatit të "Nisma Shqipëria Bëhet": Inskenim! Shfrytëzuan dobësinë e tij...

Comments 1

  1. Anonymous says:
    8 months ago

    Z.Mero:Vertet z. BERISHA ESHTE I VJETER , POR JO I SHEMTUAR, NDERSA KUR TI TE ARRISHE MOSHEN E BERISHE ,JOVETEM DO JESH I PLAKU POR DO JESHE I SHEMTUAR PASI KEFOTON E TILL !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com