• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqpërdorimi i dytë i dosjes 184

by Mero Baze
20/12/2020 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dosja 184 u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekullim me përgjimet e prokurorisë, për tu përdorur politikisht. Ajo nuk është formuar si dosje për tu gjykuar nga cfardo prokuror, përfshi dhe SPAK. Ajo u krijua për tu përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për tu përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bën.

Për të qenë dosje penale, dosja 184 duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pas në atë kohë në dorë përgjimet. Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pas përgjimet në proces duhet ti kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.

Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë.

Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një molotov në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020.

Dosja u hetua dhe u mbyll për aq sa kishte prova. Të quash dështim një hetim penal që përfundon kundër dëshirës politike do të thotë të kërkosh hetim politik dhe prokurori politike.

Politikisht ajo dosja është stërpërdorur dhe e ka tejkaluar objektivin për të cilin ishte sajuar .

Juridikisht ajo është thjeshtë një grumbull përgjimesh të PD për shantazh politik në cadër, e më pas me molotov në bulevard.

Keqpërdrimi i dytë i saj, nuk është mbyllja e saj, pasi mbyllja është procedurë ligjore. Keqpërdirm është ankesa që nga kjo dosje të provohej filmi me skenar të PD për zgjedhjet në Dibër.

Fatkeqësisht nuk mund të prodhohet vepër penale nga filmat. I vetmi film i PD që ka prodhuar vepër penale është ai i Babales, por dhe ai ka dënuar autorët e filmit. Këtu së paku autori i filmit nuk është dënuar. Mund të kënaqen dhe me kaq.

Next Post
Babë dhe bir bëjnë sherr në studio, djali habit: Nuk dua ta shoh më me sy atë…

Babë dhe bir bëjnë sherr në studio, djali habit: Nuk dua ta shoh më me sy atë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In