• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keqkuptimi i GJKKO dhe SPAK me nderet që i bëjnë Berishës

by Mero Baze
21/07/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e gjyqtares Ulliri për t’u dorëhequr nga trupi gjykues për Berishën, nën arsyetimin se ajo ka kushërirë një ish-deputete të Partisë Demokratike. Në të vërtetë ajo ishte thjesht një truk për të garantuar trupën gjykuese lojalë me Berishën dhe jo për të larguar paragjykimet. E vërteta është se kushërira ish-deputete e gjyqtares, nuk ka ndonjë lidhje të afërt me Berishën. Ajo është deputete e Berishës për shkak të lidhjes që Familja Berisha ka direkt me gjyqtaren në fjalë. Nuk është deputetja që e bëri gjyqtaren Ulliri, por familja e gjyqtares për shkak të lidhjes direkte me Berishën e ka bërë atë deputete.

Ndaj konsumimi i këtij teatri të dorëheqjes, ishte i pritshëm dhe GJKKO tani e ka siguruar gjyqin e Berishës në duart e njerëzve më të sigurt të tij.

Të frikësuar nga fjalori i dhunshëm i Berishës ndaj tyre, GJKKO, e ka bërë me qejf këtë teatër, duke menduar se Berisha funksionon si njeri normal, e që pasi i bën një nder ta dijë nderin.

Në të vërtetë GJKKO tani i ka hapur punë vetes, pasi Berisha jo vetëm që e do çështjen e mbyllur dhe për këtë do kujdesen “filizat e Ullinjëve” që ka mbjellë në sistemin e drejtësisë, por e do si triumf dhe jo si mëshirë apo nder. Për këtë arsye tani që ai e ka më shumë se kurrë të sigurt gjyqin, ai do sulmojë më egër se kurrë GJKKO dhe Dumanin, që t’u tregojë atyre pasi të dalë i paprekur nga kjo histori, që i mundi edhe pse s’i kishte me vete.

Në fakt i ka me vete që nga ora e parë, duke i bërë nder pas nderi, duke e heroizuar me procedura të masës paraprake, duke i dhënë mundësi të bëjë 380 konferenca shtypi nga ballkoni i tualetit të shtëpisë dhe tani pasi ka futur në xhep trupin gjykues të bëjë dhe si luftëtar procedurash.

E gjithë regjia e kërkesës për dorëheqje dhe mospranimi i saj, plus procedurat e zvarritjes së gjyqit, tani i bën më mirë gjyqtarja Ulliri se sa avokati i Berishës. Nuk ka më nevojë për të.

Vetëm se GJKKO dhe SPAK të cilët përpiqen t’i bëjnë nderë në heshtje Berishës, kanë një keqkuptim të madh se do marrin ndonjë mirënjohje prej tij.

Përditë do të dëgjoni nga ato broçkullat si ato të sotmet që Dumani theu kompjuterin, apo rrahu gjyqtaren, apo që Irena i ka vjedhur njërës, edhe lekët edhe burrin.

Ai tani gjyqin e ka siguruar te Ulliri, dhe prioritet ka poshtërimin e drejtësisë. Dhe këtë po e bën përditë, falë dorëzimit që ka drejtësia përballë agresivitetit të tij dhe kompleksit të inferioritetit që shikohet në çdo veprim procedural.

Deri tani ai është i vetmi që i ka fituar betejat me GJKKO dhe SPAK duke i poshtëruar ata dhe jo duke i respektuar. Dhe këta që bëhen “tigra” me njerëzit e pambrojtur, dhe ata pa mbështetje politike, rrinë si mace para tij.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 42°C

Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë

Comments 1

  1. Builder says:
    7 months ago

    Eh Duman, Duman, Duman, pa din e pa imam.
    Ku e ke 21 Janarin ?
    Ku e ke Gërdecin ?
    Këto banot, dadot, ulliçkat e gjithë piçkat e piçkarët që janë rrotull Dumanit, e që bëjnë teatër me parfum special, duhen kaluar të gjithë nga fillimi në mengené, duke dhënë llogari me ndonjë hetues made in Nevzat Haznedar, që u a tregonte mirë këtyre shëllirave se si është produkti real i drejtësisë.

    Pisllëqet e këtyre pisave të SPAK, të detyrojnë të përmendësh kriminelin Nevzat Haznedari, kaq poshtë ka rënë komedia e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In