Messi, Kane, Salah dhe Cavani – këta janë futbollistët që kanë realizuar nga 24 gola dhe po luftojnë për “Këpucën e Artë”.Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesant këtë edicion.
Me golin e bukur kundër Atletico Madridit, Lionel Messi është rikthyer aty ku e ka vendin, në krye të renditjes, dhe është kandidati më serioz për ta fituar sërish këtë çmim individual, të cilin e ka rrëmbyer katër herë deri më tani në karrierë.
Argjentinasi ka realizuar 24 gola deri më tani në La Liga, aq sa kanë shënuar edhe Salah e Kane në Premierligë e Cavani në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
- Lionel Messi | Barcelona | 24 gola (48 pikë)
- Edinson Cavani | PSG | 24 gola (48 pikë)
- Harry Kane | Tottenham | 24 gola (48 pikë)
- Mohamed Salah | Liverpool | 24 gola (48 pikë)
- Ciro Immobile | Lazio | 23 gola (46 pikë)
- Jonas | Benfica | 30 gola (45 pikë)
- Sergio Aguero | Manchester City | 21 gola (42 pikë)
- Neymar | PSG | 20 gola (40 pikë)
- Robert Leëandoëski | Bayern Munich | 20 gola (40 pikë)
- Luis Suarez | Barcelona | 20 gola (40 pikë) (b.an)










