• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kepi i Rodonit, destinacion edhe për turistët e historisë

by A R
11/08/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit, një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.

Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut. Ky kep nuk ofron vetëm det dhe rërë të pastër, por edhe një “muze të vogël” të historisë tone.

Aty ka një kala që quhet Kalaja e Rodonit, qe u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452. Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtra raguzianë të ndërtimit.

Pas vdekjes së Skënderbeut, kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, qe në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, beri punime për rindërtimin e saj.rodoni3

Qëllimi I ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, qe kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.

Vite më vonë, pasi u pushtua prej turqve, kalaja e Rodonit nuk u shfrytëzua më për qëllime ushtarake. Për t’u mbrojtur ajo kërkonte punime plotësuese, por ishte edhe pre e lehtë për t’u goditur nga artileria e anijeve të luftës. Kështu, ajo u braktis për t’u quajtur një relike e kohës së shkuar, u la jashtë kujdesit për t’u shndërruar në rrënojë.

Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike, qe kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.

Kepi-Rodonit-21Objektet ishin ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit.

Me disa financime  gjermane, para disa kohesh  u restaurua kisha e Shën Ndout, ku sipas legjendës, këtu ka kaluar një pjesë të kohës së saj motra e Skënderbeut, Mamica.

Drejt këtij vendi pushimi, çdo ditë nisen turiste dhe vizitor, te cilet jo vetëm bëjnë plazh në detin e pastër, por edhe për të mësuar më shumë rreth historisë së këtij vendi.

Next Post

A është ky punimi më i vjetër i arit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In