Keni stres në punë? Ja zgjidhja
Ambjenti i punës çfarëdo profesioni të zotërojmë është një ambjent i cili në vetvete krijon stres Disa nga momentet që krijojnë më shumë stres janë; datat e fundit e dorëzimit të projektit, ditët e pagesave, ecuria e punës dhe presione të tjera mblidhen në trurin tuaj duke i hapur rrugë stresit. Prandaj, për të qenë sa më produktivë, duhet të qëndrojmë larg tij.
Ja rrugët e shpëtimit nga stresi sipas një studimi:
Diagnostikoni stresin
Duhet që ju ti bëni pyetje vetes jeni apo jo të stresuar dhe kjo është një pyetjeqë do ju ndihmojë që t’ia dilni mbarë me kalimin e kohës.
Ecni pesë minuta
Ngrihuni nga karrigia dhe ecnipak nëpër dhomë ose përgjatë zyrës ku punoni. Në këtë mënyrë do të rregulloni qarkullimin e gjakut dhe do të çlodhni muskujt e këmbëve dhe të shpinës.
Dëgjoni muzikë
Dëgjimi i një kënge është një mënyrëe mirë për t’iu dhënë një moment freskie e cila zgjat gjithë ditën. Dëgjojeni atë gjatë pushimit ose përdorni kufjet për ta dëgjuar nga kompjuteri kur punoni.
Shikoni një pikturë
Shikimi i një peizazhi apo portreti të një personi ju shpie shumë larg dhe lehtëson stresin e punës. Prandaj, vendosni në tavolinë ose në ekranin e kompjuterit fotografinë e njeriut më të dashur ose të peizazhit më të preferuar.
Shoqërohuni me shokë
Nëse gjatë pushimit të drekës shoqëroheni me miqtë tuaj do të ndiheni më të lehtësuar nëse flisni me ta. Mund të ndani shqetësimet tuaja ose mund ta hiqni mendjen duke dëgjuar shokun tuaj









