• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Keni shtëpi të dyta apo të treta? Si mund t’ia jepni bashkisë me qira

by Java News
08/05/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse keni një shtëpi të dytë apo të tretë dhe doni ta jepni me qira të sigurt për të paktën 3 vjet përveç mundësive të tregut, një alternativë është edhe ajo që ofron ligji “Për strehimin social” i miratuar së fundmi në Parlament. Konkretisht në nenin 23 të këtij ligji lakohet termi i “pronarit social” një status që mund ta përfitojë çdo subjekt publik apo privat që vë në dispozicion banesa për ti dhënë me qira tek familjet në nevojë.

Por cila është në fakt procedura për të regjistruar banesën tuaj në fondin e atyre që përdoret për këtë kontigjent. Referuar ligjit njësitë e qeverisjes vendore kanë detyrimin që brenda muajit janar të çdo viti të shpallin një thirrje për çdo subjekt të interesuar, i cili kërkon të regjistrohet si pronar social. Thirrja për aplikim përmban, veç të tjerave, kushtet për përfitimin e statusit “pronar social” dhe lehtësitë fiskale që miratohen nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Brenda këtyre njësive ka një strukturë të veçantë e cila do të bëjë verifikimin e kushteve që kanë banesat për të cilat është aplikuar që jenë në grupin e atyre që jepen me qira tek familjet në nevojë. Ky grup sheh kushtet e banesës, përshtatshmërinë e saj për jetesë, normat e strehimit dhe në bazë të konstatimit nxjerr edhe një raport duke I kthyer përgjigje aplikantit për miratim ose refuzim.

Kur jepet statusi “pronar social”

Subjekteve publike ose private mund t’ju jepet statusi pronar social nëse plotësojnë disa kushte ku së pari është plotësimi I normave teknike dhe normave të strehimit në fuqi referuar raportit të strukturës së njësisë së vetëqeverisjes vendore. Së dyti vlerësohet qiraja me të cilën ofrohet banesa e cila nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë. Së treti nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij dhe së katërti nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

Marrëveshja mes pronarit dhe njësisë së qeverisjes vendore

Ligji përcakton në nenin 24 detajet që përfshin marrëveshja mes pronarit social dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ndër të tjera kjo marrëveshje parashikon afatin që nuk mund të jetë më pak se tre vjet, masën e qirasë dhe mënyrën e shlyerjes së saj si dhe mënyrën e administrimit të pronës dhe marrëdhënien me qiramarrësin. Pronari social mbështetet për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese. Sipas ligjit, familjet që trajtohen me banesa sociale me qira, paguajnë një pjesë të saj të vetme sipas të ardhurave që kanë ndërsa pjesën tjetër e plotëson njësia vendore në kuadër të politikave të strehimit social.

Monitor

Next Post
Euro në pikiatë, vijon të humbasë pikë përball lekut, niveli më i ulët që nga 2009!

Euro në pikiatë, vijon të humbasë pikë përball lekut, niveli më i ulët që nga 2009!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In