Keni provuar ndonjëherë qumësht gomarice, po mini pani-t hungarez të famshme në të gjithë botën? Si asnjëherë tjetër, edicioni i 23-të i panairit të “Klik Ekspo Group” ka qenë më afër konsumatorit shqiptarë, për shkak se në pavionet e tij mund të gjeni gjithçka, duke filluar me prodhimet e veçante ushqimore, si pavioni Hungarez, panelet e kursimit të energjisë, sisteme të ngrohjes, hidrosanitaret, produktet e ndërtimit, sistemet e sigurisë së biznesit dhe ato më të rëndësishmet, sigurimit të jetës.
Ndër partnerët më të rëndësishëm të “Klik” mund të veçojmë, stendën e një nga shoqëritë më të suksesshme në Itali, si kompania “Joycare”, lider në tregun botëror me prodhimet e saj elitare të elektro-mjekësoreve, karrocave për fëmijë me teknologjinë inovative të hapjes dhe mbylljes “çadër”, produkte të shëndetit dhe kujdesit vetjak, për të gjitha moshat nga 0-99 vjeç. Për të veçuar mbetet stenda e një prej kompanive më të vjetra të sigurimeve në tregun shqiptar qysh prej vitit ’91, “Eurosig”, i cili në këtë panair ka çelur fushatën për siguracionet e jetës, shtëpisë, biznesit dhe makinës.
Në stendat e pavionit hungarez do të gjeni produktet e “Mini Pani”, kompania që është në majën e industrisë së pjekjes në rajon qysh prej vitit 2002, ofron falas degustimin e produkteve të saj të shijshme të brumit. Kjo kompani, e instaluar prej vitesh në Kosovë, vjen në panair, në kërkim të një distributori për tregun tonë. Paneli hungarez ndër të tjera ekspozon dhe produktet e saj bio të djathit, mishit, etj. Ndër të tjera në panair do mund të degustoni falas produktet e kafes “Lavazza”, prodhime vendase si Birra “Stela”, verërat të kantinës “Skëndërbeu”, prodhimet e mjaltit, vajit të ullirit, pijeve alkolike tradicionale, etj.
Teknikisht “Klik”, këtë vit është projektuar jo pa qëllim për të plotësuar kërkesat e të gjithë konsumatorëve, duke filluar nga sistemet hidraulike, produktet e industrisë së rëndë dhe të lehtë. Një interes të jashtëzakonshëm ka pasur nga kompanitë e mëdha të ndërtimit. Vëmëndje të madhe kanë pasur produktet e sigurisë së biznesit apo edhe makinave, si pasojë e grabitjeve që janë rritur ndjeshëm kundër profileve të ndryshme të biznesit. Por këtë vit qytetarët kanë zgjedhur dhe sistemit kundër zjarrit nëpër banesa apo dhe biznese, të cilat nuk kushtojnë por mund të shpëtojnë shtëpinë, biznesin por edhe jetën tuaj.
Rreth Klik Ekspo Group, panairit më të madh të biznesit në Shqipëri
“Klik Ekspo Group”, ta njohësh do të thotë ta çmosh. Përgjatë dy dekadave Klik Ekspo Group është kthyer në një rrymë të re standartesh dhe nevojash të diktuara nga “UVI” (Organizata botërore e ekspozitave dhe panaireve ndërkombëtare), ku Shqipëria përfaqësohet vetëm dhe fal këtij panairi, përkrahë 600 vendeve anëtare dhe 85 shteteve të botës.
Manifestimi që identifikon më mirë lidershipin e “Klik Ekspo Group” është panairi ndërkombëtarë i Tiranës, i njohur tashmë si monumenti i mbrojtur i këmbimit të marrëdhënieve dhe kulturave ndërkombëtare, i konceptuar si i vetmi kontribues real i diplomacisë ekonomike./lexo.al










