Bregdeti dhe zonat e ulëta dominohen nga mot i kthjellët me vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat shtohen në zonat Lindore.
Pasditja mbetet në kushtet e motit kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, përjashtuar juglindjen ku vranësirat do jenë të dukshme.
Sipas Meteoalb, era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga Perëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi i ulët.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rritje me 2 gradë sjell mesdita ku maksimumi pritet të shënojë 32 gradë.
a.ç