• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtarja rrëfehet/ Historia e pabesueshme: Dy motra u martuan në një familje, njëra mori babain dhe tjetra djalin

by Java News
17/04/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Vida Kunora ka prezantuar nënën e saj në një intervistë të përbashkët në “Rudina”. Znj. Marie rrëfeu se është martuar ende pa mbushur  17 vjeç.

Ajo u martua në të njëjtën familje ku ndodhej edhe motra e saj, ku kjo e fundit u kurorëzua me babain, ndërsa Maria me djalin e tij. Nëna e këngëtares thotë se xhubletën e ka mbajtur vetëm tre javë pas martese, kur u bë nuse por në dasmën e saj dhëndri nuk ishte i pranishëm.

Znj. Marie: Veç nuse dhe e kam mbajtur tri javë pas martese. 21 ditë  me xhubletë.

Rudina Magjistari: 21 ditë me xhubletë ke qëndruar.

Znj. Marie: Kjo s’më besohet, kam qenë çobaneshë me 15 kokë dele e me lopë e me një dynja bagëti, kam shkuar tri javë dhe për tri javë nuk kanë qenë tri ditë të mira, vetëm shi.

Rudina Magjistari: Kanë qenë këto 21 ditët e para pas martesës dhe me xhubletë ndërkohë ti.

Znj. Marie: Dhe historia më e madhe, burrin s’e kam pasur hiç në dasmë.

Vida Kunora: Ka qenë ushtar.

Znj. Marie: Ai ka qenë ushtar, u prishën ambasadat.

Rudina Magjistari: Kishte pasur rast, e dinte me kë po martohej por ditën e dasmës ai thjesht nuk ishte fizikisht aty.

Znj. Marie: Ka qenë ushtar.

Rudina Magjistari: Uau, çfarë historie!

Znj. Marie: 15 ditë më mbrapa ka ardhur.

Znj. Marie: Vetë kam lindur në një familje me 27 veta.

Rudina Magjistari: 27 persona?

Znj. Marie: 27 persona kanë qenë në familjen time. Kemi ngrënë bukë në një sofër,15 fëmijë bashkë. Në mes të sofrës, se tavolinat atëherë s’kanë ekzistuar, në mes të sofrës ka qenë një sahan. Ai ishte sa një tepsi, 15 fëmijë uleshim të hanim ç’të vihej. Më pas, u ndamë…

Rudina Magjistari: Gjërat ndryshuan po, filloi lëvizja..

Vida Kunora: Mami ka ardhur nuse me xhubletë.

Rudina Magjistari: Ka ardhur nuse me xhubletë!

Znj. Marie: Jam martuar pa bërë 17 vitet. Në shtëpinë ku kam shkuar për fatin tim të mirë kam patur motrën.

Rudina Magjistari: A e njihje bashkëshortin kur u martove, e kishe parë ndonjëherë më parë?

Znj. Marie: Vetë kam qenë edhe në shtëpinë e tyre se motra ime ishte e martuar.

Vida Kunora: Dy motra kanë qenë në një shtëpi.

Rudina Magjistari: Janë dy motra të martuara në të njëjtën shtëpi? Burrat i bie, çfarë janë me njëri-tjetrin?

Znj. Marie: Burrat i kemi pasur baba dhe djalë. Ai ka qenë i martuar më përpara dhe i ka vdekur gruaja, i ka lënë atë djalë. Kur ka marrë motrën time, 5 vite përpara ka thënë s’e martoj djalin po s’mora për vete sepse normale e ndiente veten më familjar, ishim më të bashkuar, kemi kaluar mirë.

Znj. Marie rrëfen se motra e saj ishte 17 vjeçe kur u martua ndërsa bashkëshorti i saj ishte 39. Megjithatë ajo thotë se pavarësisht diferencës së madhe në moshë, kanë kaluar një jetë të mirë.

Znj. Marie: Vjehrri im ka qenë 39 vjeç kur e ka marrë, ajo ka qenë 17 vjeç kur e ka marrë motra ime atë burrë. Njeri i mirë, zotëri, me një djalë.

Rudina Magjistari: Diferencë e madhe ama!

Znj. Marie: 39 me 17.

Rudina Magjistari: Nuk është pak ama. Por ka qenë njeri i mirë.

Znj. Marie: Nuk është pak, por ai ka ditur t’i përshtatet moshës së motrës time, ka kaluar si zonjë. Ajo sot është 85 vjeç, është 5 vjet para meje. Të them të drejtën, ta vendosim diku përpara dikush thotë për mua që kam lindur më përpara.

Vida Kunora: Dhe ka lindur 11 fëmijë, me burrin 40 vjeç.

Next Post
Sherri për një shtëpi/ Vrau biznesmenin italian, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vite burg. Do paguajë edhe një gjobë…!

Sherri për një shtëpi/ Vrau biznesmenin italian, 49-vjeçari shqiptar dënohet me 12 vite burg. Do paguajë edhe një gjobë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In