• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këngëtarja mban anën e Pitt: Angelina nuk është njeri i mirë

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja dhe aktivistja Melissa Etheridge ka folur për betejën e hidhur të divorcit të Brad Pitt dhe Angelia Jolie, duke fajësuar aktoren dhe skuadrën e saj ligjore për mënyrën si e organizuan ndarjen.

Rokerja veteraen ka thënë që “iu thye zemra” për Pitt dhe i quajti akuzat ndaj tij për dhunë verbale dhe fizike ndaj fëmijëve “plotësisht të pabazuara” .

“Më thyhet zemra që dikush mund të marrë diçka kaq personale sa martesa, marrëdhëniet dhe të drejtat ndaj fëmijëve të tu dhe t’i trajtojë sipas qëllimeve të veta siç po bëhet,” ka thënë Etheridge për Andy Cohen në SiriusXM.

Muzikantja 55-vjeçare është një shoqe e vjetër e aktorit dhe ka kënduar në martesën e tij me Jennifer Aniston në vitin 2000.

Etheridge i ka thënë prezantuesit radiofonik që ajo kishte humbur kontaktet me Pitt, gjatë viteve. “Shpresoj me të vërtetë që ai të kthehet te miqtë e tij. Shumë prej nesh kanë mbi dhjetë vjet që nuk e shohim, është e vështirë. Ne të gjithë kemi humbur një mik”, shtoi ajo.

Ajo pastoj shigjetoi Jolie, 41, duke deklaruar që e ka parë me sytë e vet sjelljen e saj të padrejtë, kur po fillonte një marrëdhënie me Billy Bob Thornton, i cili në atë kohë ishte i fejuar me aktoren Laura Dern.

“Isha aty kur Angelina dhe Billy Bob po silleshin keq në kurriz të Laura Dern. E kam parë personalisht dhe pastaj ishte Jennifer me Brad…E kam ndihmuar Laura-n të zhvendosej nga shtëpia ku jetonte me Billy Bob, pothuajse kam hyrë me dhunë në shtëpinë e tyre për të nxjerrë plaçkat sepse ishte kaq e shëmtuar,” ka treguar ajo.

Para se Angelina Jolie të martohej me Billy Bob Thornton në vitin 2000, ai ishte i fejuar dhe do të martohej me  Laura Dern. Etheridge, që ka pasur betejën e vet të shëmtuar për birësimin e fëmijëve me ishin, Tammy Lynn Michaels në vitin 2010, e ka krahasuar ndarjen publike të  Jolie dhe Pitt me situatën e saj.

“Është një mënyrë. Unë i kam kaluar gjyqet familjare. Kam qenë dy herë në këtë gjendje dhe e njoh dhe gjithashtu e di kur ka një paramendim për të qenë i ligë dhe për të thënë disa të pavërteta, i pari”, ka thënë Etheridge.

Nuk është hera e parë që këngëtarja ka kritikuar mamanë e gjashtë fëmijëve. Në vitin 2013, pasi Jolie zbuloi që i ishte nënshtruar një mastektomie të dyfishtë, Ethridge, një e shëruar nga tumori i gjirit, tha “unë e ndiej ndryshe. Edhe unë e kam atë mutacion gjenetik dhe nuk e mendoj si zgjidhje për vete. Nuk do e quaja një zgjedhje të guximshme. Mendoj që është veprimi më i frikësuar që mund të bësh kur përballesh me kancerin.”

Jolie tronditi botën muajin e kaluar kur kërkoi divorcin nga Pitt, duke kërkuar kujdestari të plotë për gjashtë fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox and Vivienne, 8 vjeç.

Lajmi/d.i.

 

Next Post
Kallashi në marrëdhënie intime në dush dhe lokale nate (VIDEO)

Kallashi në marrëdhënie intime në dush dhe lokale nate (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In