Këngëtari nga Presheva por me banim në Zvicër, Xhim Presheva ka reaguar në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin, mbrëmjen e së premtes nga Sokol Mjacaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari është treguar i ashpër duke kërkuar varjen e 20 vjeçarit Mjacaj për krimin e rëndë të kryer prej tij.
Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bojkotojnë turizmin në Shqipëri, ndërsa shton se edhe ai vetë nuk do të vijë të pushojë në atdhe për aq kohë sa lulëzon kriminaliteti.