Muhamet Sejdiu, këngëtari nga Gjakova që ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19 së bashku me të shoqen ka kryer një sërë aktivitetesh para kësaj dite. Mediat kosovare shkruajnë se më datë 13 mars, vetëm pak ditë para se Sejdiu të kryente analizën, ai ka qenë në një festë dhe ka kënduar para më shumë se 60 personash. Të gjithë në një foto, ku i pranishëm ka qenë edhe këngëtari tjetër Shkëlzen Jetishi, e kanë ndarë këtë moment në rrjetet sociale.
“Kundër koronavirus”, shkruhet krah fotos ku të gjithë shihen të përqafuar. Pas kësaj festë, Sejdiu është nisur drejt Gjermanisë dhe u kthye vetëm një ditë më parë. Pasi keu testin rezultoi pozitiv me koronavirus.

Tashmë, të gjithë që kanë qenë në atë festë me siguri që janë frikësuar, pavarësisht se nuk është e qartë nëse këngëtari nga Gjakova ka qenë i infektuar që në Kosovë, apo mund ta ketë marrë në Gjermani. Pritet që të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aheng dhe familjarët e tij të bëjnë teste për të parë nëse ai ka infektuar edhe të tjerë.

Muhamet Sejdiu
g.kosovari











