Adelina Thaçi është një këngëtare e njohur sa i takon repertorit të muzikës së lehtë dhe asaj klasike. Ajo ka marr pjesë edhe në disa kompeticione në Shqipëri si festivali në RTSH, por vitet e fundit ia ka dedikuar më shumë kujdesit për dy vajzat dhe bashkëshortin.
Por mesa duket këngëtares i ka ndodhur një e papritur, pasi dikush i ka vjedhur adresën e Facebook-ut sot.Këtë e ka bërë të ditur i shoqi, Bardhyl Meta nëpërmjet një postimi në faqen e tij. Bashkëshorti i saj është një politikan mjaft i njohur në Kosovë, ku që prej 2016-ës është deputet i Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së. /ma.me