• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kënga Magjike, triumfon përsëri Aurela Gaçe (VIDEO)

by A R
06/12/2015 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aurela Gaçe triumfon në edicionin e Këngës Magjike edhe për këtë vit. Balada e fuqishme “Akoma jo” rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar por edhe të kolegëve këngëtarë të Aurelës të cilët e përzgjodhën përmes një votimi të hapur fituese të këtij kompeticioni.

“Vetë ma dhatë”, tha me humor Aurela, duke iu drejtuar me falënderime këngëtarëve që i besuan vendin e parë. Ishte Bruno i grupit “Revolt Klan” ai të cilit nuk “ju durua” të priste që Aurelës t’i vinte radha për të marrë çmimin. ai e ngriti peshë nga salla ku rrinin artistët dhe e solli në skenë, një situatë e cila u mirëprit me të qeshura në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me zërin e vecantë merr kupën e fitores në Kënga Magjike, e për këtë tha se ndidhet në faj, por ajo qetësohet me faktin që ishin vetë kolegët që e vlerësuan për të kryesuar edhe në këtë edicion.

Endri Prifti i cili për herë të parë u shfaq në skenën shqiptare pa vëllain e tij Stefin, mori kupën e vendit të dytë në Kënga Magjike. Një çmim të cilin mes emocionesh të forta, Endri u shpreh se ja dedikon kunatës së tij e cila u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. “Mariana ja dolëm”, u shpreh Endri teksa ngriti kupën, duke thënë se kjo fitore ishte për një person që tashmë ndodhet në parajsë.

Juliana Pasha u radhit e treta, duke thënë gjithashtu me humor se kupa e vendit të tretë ishte ajo që i mungonte në fitoret e saj, pasi vendin e dytë dhe të parë tashmë i kishte marrë në edicionet e viteve të mëparshme të Kënga Magjike.

Çmimet në “Kënga Magjike 2015”:

Çmimi Magjia e Parë:  Janex Trio

Çmimi Telekom Albania: Renis Gjoka

Çmimi Çesk Zadeja: Mateus Frroku

Çmimi i produksionit Xhesika  Polo

Grupi më i mirë: Alar Band

Best neë artist: Venera Lumani  dhe Lind Islami

Kënga stil: Revolt Klan

Çmimi Tv Klan: Mariza dhe Klea

Kënga më e mirë Hip-Hop: Stresi

Kënga më e mirë pop/rock: Altin Goci

Çmimi Rtv 21 Kosovë  Tv21 Maqedoni: Shpat Kasapi

Kantautori më i mirë: Endri Prifti

Best Duet : Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri

Çmimi Tendencë: Semi Jaupaj

Balada më e mirë: Gerta dhe Klejdi Mahmutaj

Artisti më i mirë në web: Flori Mumajesi

Çmimi Diskografik: Stine

Çmimi i Interpretimit: Aurela Gaçe

Çmimi i Kritikës: Albërie Hadërgjonaj

Çmimi vokali më i mirë: Juliana Pasha

Çmimi i madh Kënga Magjike 2015: Aurela Gaçe

 

almeda abazi

Kënga Magjike u drejtua nga Ardit Gjebrea i cili këtë vit kishte zgjedhur si bashkëprezantuese Almeda Abazin, missin shqiptar e cila tashmë është aktore në Turqi.

 

I ftuar special ishte libanezi Omar, këngëtari i hitit “Beautiful Life”.

omar

Këngëtari, i cili u bë i njohur gjatë një talent show për fëmijë në Rumani, zbuluoi se origjina e tij është shqiptare, çka e tregon edhe mbiemri, Arnaout.

 

Next Post

Pas kuintave, si i siguroi mazhoranca 84 votat për miratimin e ligjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In