• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kënga e Rexhës dhe poetika e manipulimit të vdekjes (në vend të një shkrimi për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar)

by Ilir Yzeiri
10/07/2018 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Debati që ka shpërthyer këto kohë për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të një tjetri më modern, me anë të partneritetit publik-privat, ka rrokur mendjet dhe zemrat e gjithë shqiptarëve. Sot është shumë e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodh me ta dhe pse janë marrosur deri në këtë pikë. Si ka mundësi që një çështje, e cila, në thelb, ka të bëjë me progresin material të shoqërisë, të kthehet në një klizmë që shpëlan gjithë rropullitë e të gjitha anëve të jetës shqiptare. Edi Rama, arrogant dhe autokrat ka vendosur të imponojë modelin e tij për të ardhmen e Shqipërisë, duke shpallur si prioritet rrafshimin e asaj që ai e quan të vjetër dhe ndërtimin e një Shqipërie sureale, pa identitet, njësoj si shtetet e Azisë që ndërtohen në rërë ose mbi asgjë. Guximi që ka ky njeri për të imponuar modelin e tij mbi Shqipërinë, pra mbi atdheun e të gjithëve, është një fatalitet shqiptar.

Nëse do të shohim me kujdes historinë e Shqipërisë, do të vërejmë se ky vend, për fat të keq, është ndërtuar dhe shtyrë përpara sipas vizionit të dy njerëzve : Ahmet Zogur dhe Enver Hoxhës. Nga Ahmet Zogu kemi trashëgim modelin e ndërtimit të Shqipërisë sipas arkitekturës italiane në kohën e Musolinit, por e realizuar nga arkitektë të famshëm. Shqipëria tjetër ka shenjën e vizionit të Enver Hoxhës, i cili, pasi shkatërroi disa nga objektet e famshme historike, e ngriu kohën dhe të shkuarën. U largua në periferi dhe aty nisi të ndërtojë fjetore të mëdha në formë parafabrikatesh. Qendrat e qyteteve i përshtati sipas vizionit triumfalist me një dekor që të kishte tribunën dhe qendrën ose një « Hotel Turizëm » në mes dhe pastaj një ose dy bulevarde apo shetitore. I treti që ka hyrë në garë për të lënë një gjurmë shtresëzimin kulturor të Shqipërisë, është Edi Rama. Fillimisht, ai e nisi me lyerjen me bojë të ndërtimeve të Tiranës, pastaj rregulloi dhe sistemoi Lanën. Mirëpo, kur dha lejen e ndërtimit për të shkatërruar një monument kulture të pashoqe në Tiranë siç ishte kinema « 17 Nëntori », ish kinema « Kosova » dhe kur u fut me ndërtime dhe shkatërroi një nga lagjet më të bukura të Tiranës, atë që ndodhet midis gjimnazit « Sami Frashëri » dhe « Selvisë » nga Lindja dhe « Pastiçerisë » nga Perëndimi, atëhere u mor vesh se Tirana nuk do

të kishte identitet. Ndërsa tani, me ambicien që ka shfaqur për të rrafshuar kompleksin « Skënderbej » apo godinën e Teatrit Kombëtar dhe për ta bërë atë një monstër moderne, të gjithë duhet të kuptojmë se ai nuk ka ndërmend të ndalet. Dhe për të parë se çfarë efekti mund të ketë nesër kjo ndërhyrje aty, mjaft të shohësh makabritetin që po prodhohet te sh-stadiumi « Qemal Stafa ». Ajo zonë e mrekullueshme me një perpsektivë të hapur, ky syri ndalonte në kodrat e Liqenit, tani është bërë një makabritet që të zë frymën, me një kullë në krah të stadiumit i cili tani ngjet me një bunker gjigand pa asnjë shije, në një hapësirë të ngushtë, fare të ngushtë që e rudh horizontin bashkë me monstrën tjetër që ka përballë dhe që është një pallat i ndërtuar nga Samir Mane, ky ndërtues agresiv që po e kthen Shqipërinë në një rifuxhio të frikshme. Mirëpo agresioni nuk ndalet këtu. Kjo është një nga dy të këqaijat. E treta pritet që të vijë. Besoj kini dëgjuar të gjithë nga goja e Edi Ramës se aty ku ndodhet Garda e Republikës, pra në krah të Liqenit, ai do të nisë të ndërtojë një kompleks të madh rezidencial qeveritar. Kaq dimë deri tani dhe këto e të tjera që ne nuk i dimë, për fat të keq, Edi Rama do t’i realizojë, sepse ai ka ardhur në krye të këtij vendi si fatalitet i dëshiruar nga ne të gjithë. Për të bërë të gjitha këto, Edi Rama ka motivimin e antropologjisë kulturore shqiptare, në thelb të së cilës është manipulimi i vdekjes dhe heroizmi i ndryshuar.

« Kënga e Rexhës » si ilustrim i krimit kulturor

Këto ditë lexoja në një të përditshme kosovare se historia e këngës së famshme për Rexhën është e manipuluar. Dëshmia thotë se kjo këngë që këndohet sidomos në trevat verilindore e veriore në përgjithësi, ka në qendër historinë e një fëmije të quajtur Rexhë. Babai i tij vdes dhe nëna e Rexhës nuk largohet nga dera e burrit, por vendos të rrijë aty dhe martohet me një nga kunetërit. Lind Rexha dhe nëna duket se u shpërblye për sakrificën që bëri. Rritet Rexha dhe bëhet për t’u martuar. Mirëpo, pikërisht ditën e dasmës, ai gjendet i vdekur në stallën e kuajve. Tmerr ! Dhe kënga këndon pikërisht këtë tragjedi, pra humbjen e jetës së këtij fatkeqi pikërisht në ditën më të bukur. Kënga shtyhet më tej dhe tregon se vdekjen e ka shkaktuar kali. Pra, sipas asaj që thuhet në këngë, Rexha ka zbritur poshtë te stalla e kuajve dhe aty kali e ka goditur për vdekje. Mirëpo, është e çuditshme sesi vetëdija kolektive e ka pranuar si të mirëqenë këtë vdekje dha askush nuk është interesuar të dijë më shumë për vendin e ngjarjes. Askush nuk ka hedhur dyshime, nuk ka paraqitur

prova apo kundërprova. Kjo këngë, për nga mënyra e ngjizjes është një shembull brilant që tregon sesi vetëdija kolektive e adhuron manipulimin dhe është gati si në delir që e vërteta është fshehur. Pse ? Sepse Rexhën, siç vënë re tani studiuesit, nuk e ka vrarë kali, por e ka mbytyr xhaxhai i tij në mënyrë që ai të mos bëhej pjesëtar në pasurinë që gëzonte familja e Rexhës. Në fakt, këtu jemi në hapësirën e trillimit, pra në kufijtë e një kuptimi të tillë, pranohen të gjitha. Ai që ka krijuar këngën, ndoshta nuk ka dashur të tregojë tragjicitetin dhe makabritetin e konfliktit brenda gjakut. Përsa kohë që ne nuk kemi një datë të saktë dhe një autor të njohur të kësaj kënge, jemi të detyruar të gjykojmë mbi emocionet kolektive dhe mbi vetëdijen kolektive të një popullsie të caktuar, e cila joshet më shumë kur mbulohet e vërteta sesa kur tregohet ajo. Kolegu dhe miku im, Vangjel Kozma, kur i tregova për këtë investigim mbi këngën e Rexhës, më tregoi se në krahinën e Përmetit kjo këngë kishte mbërritur, por me dy vargje dyshues që janë : « Dukme qenë hyzmeqari / ç’deshi Rexhoja ne kali. » Është dhe një këngë tjetër mbit ë cilën është ngritur drama « Halili dhe Hajria ». Ajo këndohet në disa variante dhe thirret si « Kënga e Halil Garrisë ». Fabula është kjo. Hajria vret të shoqin dhe djalin që kishte me të, sepse burri i saj e fut në kurth Halilin që luftonte kundër Pashait turk. Në fakt, kënga është mbajtur si hymn i luftës kundër pushtuesit turk, ndërkohë që është një kangë tragjike ekzistencialiste kundër hakmarrjes. Pashai është një shqiptar i vënë në shërbim të turqve dhe gjithë lufta është për trojet dhe toka e pasura të krahinës së Mbishkodrës. Krimi i nënës që vret djalin për t’u hakmarrë për vëllain dhe krimi tjetër i xhxhait që vret nipin ditën e dasmës për të mos ndarë pasurinë me të, kanë frymëzuar një patos tjetër në vetëdijen kolektive shqiptare, pra e kanë manipuluar vdekjen dhe i kanë kënduar një tragjedie të dyshimtë.

Po ç’lidhje ka kjo me debatin nëse duhet prishur apo jo Teatri Kombëtar ? Më shumë akoma, unë mendoj se tradita jonë në shumë raste është e paragjykuar dhe e lëvizshme. Ashtu si në këngën e Rexhës apo në atë të Halil Garrisë, ne kur gjykojmë për traditën nuk mendojmë të gjithë njësoj, sepse vetëdija jonë është e vrarë nga manipulimi permanent. Ne akoma nuk kemi krijuar vetëdijen e paanshme se çfarë është e prekshme dhe çfarë është e paprekshme. Ndaj edhe tradita jonë është fragmentare. Ne kemi vetëm mbetje kulturash, por jo kultura solide. Ne kemi vetëm rrënime dhe gërmadhe monumentesh, por nuk kemi monumente integrale. Dhe për ironi të fatit, një pjesë të madhe të këtyre monumeteve, ne i kemi bërë vetë gërmadha. Ju kujtohet para disa kohësh që ministresha e kulturës me mendjelehtësinë që e karakterizon dhe me buzëqeshjen prej njeriu që është në ankth ekzistencial, donte të jepte një leje që të ndërtonte nje restorant brenda në Butrint.

E mbani mend ? Pse ? Sepse për të tradita është si një këngë folklorike e manipuluar që nuk ka rëndësi se çfarë tregon, por ka rëndësi se çfarë patosi ka.

Si përfundim, lufta që bëhet sot për të mbrojtur apo rrafshuar Teatrin në thelb është një betejë e vejtër në këtë vend midis atyre që e mendojnë vendin me tri përmasa, pra që i japin përparësinë e duhur së shkuarës e pastaj së tashmes dhe së ardhmes dhe atyre që, duke u treguar shqiptarëve të ardhmen e ndritur, rrafshojnë të shkuarën. Mirëpo, paradoksi nuk mbyllet këtu. Sot, kur shikon që në krye të luftës për Teatrin janë ca aktorë që nuk i njeh askush, madje ca hajdutë ordinerë, siç po tregon shtypi,pastaj kur sheh që vijnë e shtohen edhe ca politikanë që të kallin datën, me Flamur Nokën në krye e PD-në bashkë, atëhere të vjen të ulërasësh dhe të thuash : U rafshoftë teatër e gjithçka tjetër. Kur sheh pastaj edhe ca revolucionare të vonuar që bëjnë thirrje për luftë e viktima, të vjen keq që jeton në këtë vend dhe që të duhet që, nga njëra anë, të meditosh gjatë për atë që shkruan Aurel Plasari dhe, në të njëjtën kohë, të ikësh me vrap kur sheh se çfarë karikaturash bëjnë rolin e heroit revolucionar. Në të gjitha rastet, për fat të keq, ka triumfuar vizioni rrafshues në emër të së ardhmes, të një të ardhmeje që shqiptarët nuk e panë kurrë se çfarë ishte.

Next Post
Juventus: Ai quhet Cristiano Ronaldo dhe tani është zyrtarisht i yni

Juventus: Ai quhet Cristiano Ronaldo dhe tani është zyrtarisht i yni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In