Debati që zakonisht jemi mësuar ta dëgjojmë mes fansash duket se ka përfshirë dhe vetë protagonistët e muzikës. Kështu, këngëtarja që kryesisht lëvron muzikën popullore të Shqipërisë së Mesme është treguar e ashpër me kolegët e saj, të cilët siç kemi parë vitet e fundit, për hir të “modës”, tekstet e tyre i kanë kthyer në “gegnisht”.
Shumë mendojnë se kjo përshtatje e tekstit në dialektin verior tingëllon më bukur për veshin, është më e thjeshtë për t’u kompozuar me muzikën dhe mbi të gjitha është trend. Por, Irma Libohova thotë krejt të kundërtën raporton Lapsi.
“Këngëtarë të Shqipërisë, këndoni shqip. Lërjani Kosovës dialektin e saj, bëhuni origjinal, gegnishtja nuk ju shkon, jeni qesharak!” – sulmon këngëtarja e njohur, pa treguar se kujt në mënyrë të veçantë i drejtohet. /a.m.