Gjatë ditëve të verës, pos njollave nga ushqimi apo grimi, mund të ndodhë që në këmishë të bardha të mbeten njolla të verdha nga djersitja apo deodoranti.
Në mënyrë që fanellat dhe këmishët tuaja të shkëlqejnë nga bardhësia, përdorni këtë kombinim magjik në shtëpi dhe zhdukni edhe njollat më të vogla.
E gjitha që do t’ju nevojitet është pak detergjent për larje enësh, peroksid hidrogjeni (H2O2) dhe sodë bikarbonati, transmeton Telegrafi.
Përpjesëtimi i tretjes për heqje njollash nga djersitja: - në një sasi detergjenti për larje enësh, hidhen dy sasi peroksid hidrogjeni (H2O2); -merrni me një gisht sodë bikarbonati (nëse mbaroni sasi më të madhe shtojeni sasinë - Nxirreni përzierjen në njollë dhe fërkojeni me brushë për larje rrobash.
Lëreni këmishën të qëndrojë një orë dhe pastaj lajeni në mënyrë të zakonshme.