Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se falë taksës progresive, janë shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD.
Kryeministri ka shkruar më tej se gjatë dy mandateve të qeverisë socialiste shqiptarëve u janë rritur edhe pagat.
“MIRËMËNGJES dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
g.kosovari