• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kemi sekuestruar 41 milionë euro”, Dumani: Grupet kriminale në tregjet ndërkombëtare janë sofistikuar

by A R
15/07/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se hetimet e kryera gjatë vitit 2023 kanë treguar se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të drogave të forta.

Dumani u shpreh se këto grupe kriminale shqiptare operojnë kryesisht në  Amerikën e Jugut, BE, Britaninë e Madhe dhe rajon.

Dumani shprehu shqetësimin për mashtrimin që iu bëhet shtetasve të BE-së, nga veprimtaria kriminale e sofistikuar e këtyre grupeve të cilat operojnë përmes call centerave.

“Hetimet e 2023 tregojnë se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të drogave të forta, duke patur pozicion dominues në vendet e origjinës të trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale kanë aktivitet në Amerikën e Jugut, BE, Britaninë e Madhe dhe rajon.

Shqetësues edhe veprimtaria e sofistikuar e grupeve kriminale që operojnë përmes call center  duke mashtruar shtetas të BE për të kryer investime përmes platformave online.

Aktiviteti kriminal dhe dëmi që u shkaktohet viktimave shkon në miliona euro”, deklaroi Dumani gjatë prezantimit të raportit vjetor të SPAK për vitin 2023.

Dumani u shpreh më tej se sipas analizës së bërë, ka rezultuar se korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është shfaqur më së shumti në qytete të tilla si: Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë Krujë, ndërsa sa i p[ërket vrasjeve apo tentativave për vrasje janë evidentuar më të shumta në qytetet si: Durrës, Vlorë, Fushë Krujë, Fier, Shkodër dhe Elbasan.

“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri, tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si: Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.

Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është shfaqur Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë Krujë.

vrasjet dhe tentativat për vrasje më të shpeshta në:, Durrës, Vlorë, Fushë Krujë, Fier, Shkodër dhe Elbasan”, deklaroi më tej Dumani.

Ky i fundit theksoi se mungesa e kallëzimeve nga institucionet publike, është një prej problematikave me të cilat përballet Prokurori e Posaçme. Ndërkaq, Dumani shtoi se kërkesat e SPAK për masa sigurie “arrest me burg” zënë  49%.

Ai nënvizoi se SPAK ka sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

/a.r

Next Post
“Sistemi i hapur pa viza ka mundësuar rritjen e fluksit turistik”

"Sistemi i hapur pa viza ka mundësuar rritjen e fluksit turistik"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In