• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kemi përballë një nga ushtritë më të forta në botë”/ Klitschko: Krenar që jam ukrainas, do luftojmë për çdo shesh e çdo rrugë

by Java News
02/03/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka udhëtuar nëpër botë duke përfaqësuar vendin e tij si boksier i Hall of Fame, tani është “shumë krenar që është ukrainas”.

Në një intervistë për CNN, Klitschko u shpreh: “Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë. Të qenurit shtet i pavarur është prioriteti unë kryesor. Ne po mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë.”

Ish-kampioni i botës  i boksit në peshat e rënda u bëri thirrje shteteve të tjera që të mbështesin Ukrainën, sepse do e kenë “të vështirë të mbijetojnë” pa të.

Klitschko tha se infrastruktura kryesore, si energjia elektrike, ngrohja dhe uji, në Kiev janë dëmtuar, ndërsa shtoi se autoritetet janë në kontakt me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilët kanë dërguar ushqim dhe ndihma.

Por, ajo që me të vërtetë i nevojitet Kievit, tha Klitschko, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”.

“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Lufta nuk është vetëm për Ukrainën. Është sfidë për të gjithë botën moderne, për të gjithë botën demokratike”, tha ai.

Kreu i bashkisë akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po përpiqet të rindërtojë Bashkimin Sovjetik dhe ta bëjë Ukrainën “pjesë e një perandorisë ruse”.

Klitschko tha se ukrainasit do të luftojnë për “çdo shesh” dhe “çdo rrugë” të Kievit nëse forcat ruse përparojnë në qytet.

“Ne presim një luftë të madhe. Por ne po luftojmë për familjet tona”, shtoi ish boksieri.

Ndërsa përfundoi: “Ka një lëvizje të madhe patriotike tani. Mund ta imagjinoni, të moshuar, mjekë, artistë, aktorë nga teatri, nga shumë profesione që nuk kishin pritur kurrë të luftonin, të mbanin armë, por tani ata po vijnë tek ne. Janë gati për të luftuar. Është e mahnitshme.”

g.kosovari

Next Post
Kina nxit përpjekjet konstruktive për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës me mjete politike

Kina nxit përpjekjet konstruktive për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës me mjete politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In