• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kemi nevojë me urgjencë për…”/ Mbi 250 mijë vende të lira pune për zanatçinjtë në Gjermani

by
26/12/2022 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave.

Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit. “Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të sipërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore”, është shprehur presidenti i DIHK, Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar për dpa, se aktualisht në degën e zanatçinjve gjermanë ka rreth 250.000 vende të pazëna pune.

“Ne kemi nevoje me urgjencë për fuqi të kualifikuar. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes kualifikimit të mëtejshëm në vend dhe rekrutimit të të gjitha potencialeve të brendshme, por edhe përmes prurjes së fuqisë punëtore nga jashtë.”

Në këtë drejtim bëhet shumë pak.

Kreu i DIHK, Adrian ka kritikuar pengesat që ndeshin forcat e kualifikuara nga jashtë. “E nevojshme është një procedurë e pakomplikuar e konsullatave dhe përfaqësive jashtë.

“Kjo dështon në moment thjesht nga strukturat e administratës”, tha Adrian.

Edhe Schwannecke kritikon procedurat e gjata për dhënien e vizës, “konsullatat janë të mbingarkuara”. Shumë gjëra ende bëhen me dorë, dhe jo në formë digjitale dhe nuk është frytdhënëse, që ende “nuk kemi një kulturë mirëseardhjeje për fuqinë e kualifikuar punëtore”.

Peter Adrian rrëfen një rast se si për sipërmarrjen e tij me ndihmën e Dhomës së Tregtisë së Jashtme mori një punëtor nga Maroku.

“Kjo zgjati 10 muaj. E madje më uruan të gjithë, se u bë kaq shpejt. Ka raste ku procedurat zgjasin dy ose tre vjet. Kjo nuk lidhet vetëm me procedurat që nuk janë më të kohës, por edhe në qëndrimin e autoriteteve në vend.”

Shumë shpesh konceptet e shërbimit dhe orientimit për ofrimin e shërbimeve janë të panjohura, kritikoi Adrian./ DW

/e.d

Next Post
KFOR konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në veri të Kosovës, serbët e mohojnë

KFOR konfirmon të shtënat në afërsi të patrullës së tij në veri të Kosovës, serbët e mohojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE: Me këta njerëz nuk shkoni në BE

January 11, 2026
Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

Banorët nisën të hapnin rrugën e bllokuar, policia e Vlorës vendos shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj

January 11, 2026
Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme

January 11, 2026
Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

January 11, 2026
Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

January 11, 2026
Cila shkelje është më e bukur?

Kur partia ha veten: historia gjermane e armiqve brendapartiakë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In