Deputeti Halit Valteri duket se pas tensionit me kolegun Ralf Gjoni nga karriget e tyre, i ka vijuar thumbimet edhe në foltore.
Në përfundim të fjalës së tij, Valteri iu drejtua ministres së Shëndetësisë, ku i kërkoi që përveç matjes së temperaturës në Kuvend të bëhet edhe testi i inteligjencës, pasi aty ka deputetë që nuk dinë se çfarë flasin, duke i cilësuar edhe si idiot e halabak. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi ruajtjen e etikës.
“Znj. Manastirliu, keni vendosur matjen e temperatures këtu në sallën e Kuvendit, por ju lutem vendosni edhe matjen e inteligjencës dhe bëni edhe testin e idiotëve në këtë vend, sepse këtu kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”, tha Valteri.