• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi lindur të njëjtë në gjak dhe gjuhë”. Rama mban fjalimin e parë pas fitores

by A R
27/06/2017 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka nisur festën në kryeqytet. Para mijëra mbështetësve të mbledhur në sheshin “Skënderbej” Edi Rama tha se vendi tashmë ka folur troç.

Sipas Rama, sfidat e Shqipërisë nuk janë socialistët apo demokratët, por të njëjtët në gjak dhe gjuhë, shqiptarët.

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama:

Shqipëria ka folur troç dhe shqiptarët vendosën qartësisht me një votë kuqezi. Qytetarët zgjodhen të ardhmen dhe na thanë që Shqipëria është mbi të majtën dhe të djathtën, shteti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Qytetarët i thanë jo politikës së kacafytjes. Populli zgjodhi PS për të udhëhequr vendin në këtë mision si fuqi e vetme udhëheqëse. Ne do qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës kundër të tjerëve. Sfidat e Shqipërisë nuk janë socialistë apo demokratë, por sfida shqiptarë. Kemi lindur jo të majtë dhe jo të djathtë, jo të ndarë në të tanët dhe të atyrë, por të njëjtë në gjak, gjuhë, thjesht shqiptarë. Përulëm përpara të gjithëve që na zgjodhën, nga veriu në jug, burra e gra, djem dhe vajza. Fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm, e jona është vetëm barra e madhe e përgjegjësisë, për të mos harruar se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam.

Në vend të një koalicioni ku partitë ndajnë partinë e pushtetit, por zgjodhën koalicioni me ne dhe për të çuar për skrap njëherë e përgjithmonë tepsinë. Mos e dhëntë Zoti që besimin ta marrim si kupë futbolli. Prioriteti në i parë duhet të jetë reflektimi për sa shumë kemi për të pëërmirësuar dhe korrigjuar tek vetja në radhë të parë. Mos qoftë  e thënë që konkurentët ti shohim si armiq dhe ti trajtojmë si të tillë. Të gjithë kemi marrë detyra të vështira. Duhet ti japim fund politikës së rrahjes së gjoksit për meritat dhe hedhjes së fajit. Duhet të kemi një përpjekje shqiptare të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Ta bëjmë më të arsyeshme dhe njërëzore politikën tonë.

Jam i gatshëm të veproj dhe ju kërkoj të gjithëve të njëjtën gatishmëri. Dua tu thëm udhëheqsve të partive opozita se fushata mbaroi dhe shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Është koha të vëmë vetën tonë në dispozicion të tyrë dhe Shqipërinë përpara partisë, dhe shqiptarët përpara dallimeve politike. Është koha të vëmë flamurin përbashkues kuqezi përpara flamujve të feudeve tona politike.

Next Post
E dredh Basha: Takohemi në çadër, por eja me dorëheqjen e firmosur

Rama falenderon Bashën: Do ta respektoj marrëveshjen me opozitën

TË FUNDIT

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

A e përkrah Vetëvendosja Vjosa Osmanin? Kurti: Me 66 vota s’mund të nxjerrim kandidat

February 23, 2026
Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

Kërkoi 1 milion euro dëmshpërblim për prishje imazhi, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën për padinë e aktores Anila Bisha ndaj “Diellës”

February 23, 2026
Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In