• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët tanë”/ Mediu flet për koalicionin me PD: Të mos neglizhohen logot e partive

by Java News
24/02/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu ka diskutuar me përfaqësues të Këshillit Politik propozimet që kjo forcë i ka drejtuar Partisë Demokratike.

Sipas Mediut, ajo që ai i ka kërkuar Lulzim Bashës është që të mos neglizhohen logot e partive. Ai shprehet se koalicioni opozitar nuk është thjesht një përfshirje e partive politike te Partia Demokratike, por është një koalicion, ku qendra e këtij koalicioni është Partia Demokratike.

“Është shumë e rëndësishme që koalicioni të përfshijë logot e të gjithë partive përkatëse, me një emër koalicioni të caktuar dhe po ashtu, edhe peshën e partive politike në të gjitha qarqet dhe rajonet. Neglizhimi i peshës së partive politike apo strukturave të tyre organizative dhe elektorale, mendoj që është në dëm të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por edhe të suksesit elektoral, dhe po ashtu mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që ky koalicion, jo vetëm koalicioni rreth Partisë Demokratike, por dhe koalicioni me LSI-në, duhet të jetë një koalicion i cili qartësisht të ketë një platformë të qartë pro europiane, pro interesit kombëtar, në shërbim të punësimit, ndërtimit të institucioneve, zhvillimit normal të demokracisë, problemeve që na shoqërojnë sot, sidomos problemi i pandemisë dhe zgjidhjen sa më shpejtë të saj, e cila duhet të jetë si platformë, një platformë që orienton programi, qëllimet tona të përbashkëta”, tha Mediu.

Mediu u shpreh se momenti i nënshkrimit të një koalicioni nuk është thjesht një akt i përcjelljes së një dokumenti pranë KQZ-së, por përcakton dhe raportin politik dhe raportin elektoral.

“Dua ta ritheksoj; Partia Republikane nuk i ka kërkuar asnjë gjë Partisë Demokratike, por ka kërkuar vlerësimin e peshës elektorale të Partisë Republikane dhe kemi kërkuar që të kontribuojmë me kandidatët apo me strukturat tona, në mënyrë që deputetët, që mendoj janë deputetë të koalicionit dhe jo deputetë të njërës apo tjetrës parti, por të koalicionit opozitar, të gëzojnë mbështetjen në cdo qendër votimi të Partisë Republikane”, tha Mediu.

g.kosovari

Next Post
“Tani jemi në mes të rebeshit”, Brataj: Tështima arrin deri në 8 metër dhe ka 10.000 mikrobe

Brataj: Masat frenuese dështuan , për dy ditë shpallim masat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In