• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kemi karburant vetëm për një ditë”, vendi i zhytur në borxhe bie në kolaps ekonomik

by A R
17/05/2022 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një fjalim rrëqethës, për një kryeministër që sapo ka filluar mandatin e tij dhe në teori duhet të sjellë shpresë tek votuesit e tij.

“Në këtë moment, në rezervat tona shtetërore kemi karburant vetëm për një ditë. Muajt e ardhshëm do të jenë më të vështira të jetës tonë. Duhet të përgatitemi për sakrifica të mëdha. Nuk kam dëshirë t’iu mashtroj duke ju gënjyer për të vërtetën”, ishin fjalët e kryeministrit te Sri Lankës Ranil Wickremesinghe, që mori postin më të lartë ekzekutiv të ishullit aziatik të enjten e kaluar.

Ish-kolonia britanike me rreth 22 milionë banorë, që ka vuajtur me dekada një luftë civile të ashpër nga e cila doli vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit, ndodhet në një gjendje ekonomike të rëndë, ndoshta më e rënda nga pavarësia në 1948.

Vendi është afër falimentimit, nuk ka paguar rreth 7 miliardë dollarë hua që duheshin shlyer këtë vit, dhe nuk dihet si do të paguajë edhe 25 miliardë të tjera brenda vitit 2026.

Vështirësi në ekonominë vendase, por edhe dy vite pandemie si dhe rritja e menjëhershme e çmimeve të naftës dhe drithërave po krijojnë atë që cilësohet si “stuhia perfekte”, një kolaps ekonomik nga i cili vendi mund të mos ngrihet për shumë kohë, pa ndihma domethënëse.

Organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga FMI dhe Banka Botërore, po studiojnë paketa ndihme për vendin, dhe më konkretisht të paktën dy anije me karburant dhe ushqim nga India do të mund të lehtësojnë gjendjen për disa javë, duke shënuar edhe një afrim të Kolombos zyrtare me Nju Delhin, aty ku tradicionalisht marrëdhëniet kanë qenë plot mosbesim reciprok.

Por e ardhmja mbetet e zymtë, dhe këtë e kanë kuptuar edhe banorët e ishullit, që prej javësh po protestojnë në kryeqytetin Kolombo ku radhët për të marrë sadopak karburant mund të zgjasin gjithë ditën.

Përtej karburanti, mungesa e energjisë po shndërrohet në përditshmëri, dhe shtohet ankthi për mungesa të theksuara edhe për sa i përket furnizimit të disa ilaçeve të domosdoshme.

Por shqetësimi po shtohet edhe midis ekspertëve ekonomikë, dhe jo vetëm për fatin e Sri Lankës. Ishulli aziatik sipas disave mund të jetë vetëm rasti i parë i një vështirësie që do të mbërthejë si një “efekt domino” një pjesë të mirë të vendeve në zhvillim, veçanërisht të atyre që varenë shumë nga furnizimet ruse dhe ukrainase. Një alarm i lëshuar edhe nga kreu i Bankës Boërore David Malpass një muaj më parë, aty ku paralajmëroi se “ vendet në zhvillim do të përballen me rritje të fortë të çmimeve të energjisë, plehëruesve dhe të ushqimit, ashtu si edhe të interesit bankar, do të goditen rëndë”.

/a.r

Next Post
“Ky dordolec  nuk tremb askënd”/ Topalli: Ja dy opsionet që i kanë mbetur Lulzim Bashës!

Topalli: LSI ndihmoi Berishën në një moment të vështirë, por PD mund të fitojë e vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Ibsen Elezi: Tensionet në Kuvend ndihmojnë Qeverinë, opozita e dështuar

January 19, 2026
Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

Nga argëtimi tek ushqimet, pse u rritën çmimet në dhjetor 2025

January 19, 2026
Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

Vizat, “Shqiptarët abuzojnë me mbrojtjen sociale”/ Bimo: Droga nga Venezuela, problem ishujt që pastrojnë paratë

January 19, 2026
‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

‘Lufta’ për Groenlandën, Kallas: Kërcënimet rrugë jo e duhur, Europa do mbajë qëndrim

January 19, 2026
“Merr para me valixhe nga Dako”, Rama fiton gjyqin e katërt për shpifje me Berishën

“Rama merr ftesë nga Trump, Berisha ‘non grata’”/ Analisti: Opozita e kalbur, kapet pas “gjetheve” për të mbijetuar

January 19, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In