• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi frikë”/ VIDEO nga testimi për Covid-19 në një familje në Don Bosko, procesi kompleks i marrjes së mostrës

by Java News
29/04/2020 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i punës për të testuar personat e rinj të dyshuar është gati. Top Story po i shoqëron në një vatër që gjendet në lagjen Don Bosko.

Në këtë luftë me armikun e padukshëm nuk janë vetëm mjekët e rrezikuar por edhe policët dhe gazetarët. Vatra në fjalë është familja e një polici i cili është infektuar dhe gjendet i shtruar në spital. Në familjen e tij është infektuar edhe bashkëshortja, por pa shenja të dukshme si dhe dyshohet për vajzën.

“Po e bëj këtë tampon se babi im ka dalë pozitiv me covid 19 dhe momentalisht ndodhet në spital. Thjesht për çështje sigurie duam ta bëjmë dhe ne. Nuk është se kam patur shumë shenja shqetësues por ndoshta dhe nga ankthi dhe nga frika shfaqen gjithë këto. Kam mamanë që është pozitive por nuk ka shenja, pra ka dalë pozitive por po e përballon shumë mirë dhe nuk ka problem. Normalisht është frika se mos i ndodh atij diçka në radhë të parë. Është frika se jemi të prekur vetë dhe është frika se kemi të prekur të gjithë të dashurit e tjerë. Por mbi të gjitha na intereson babi në këto momente që të bëhet mirë”, tregon vajza.

Në këto momente vajzës po i kryhet marrja e tamponit në gojë dhe në hundë. Sipas ekspertëve lëngu në transport virus medium duhet të jetë ngjyrë rozë, që testi të jetë i saktë.

Pas marrjes së kësaj analize ekipi duhet që të zhvishet me kujdes dhe të dezinfektohet në mënyrë që të mos rrezikoj vetën.

Mostra e marrë sipas kushteve dhe standardeve të duhura do të trasportohet pranë Institutit të Shëndetit Publik, ku do të analizohet. Koha për daljen e përgjigjes është tetë orë. Kuptohet që stresi që përjetojnë pacientët deri në marrjen e rezultatit, është i madh. Madje ka raste që edhe vetë mjekët përjetojnë një stres të tillë.

“Dje kam qarë për një grua që i dhashë një përgjigje që mezi e priste për të bijën. Më ka uruar pa masë sikur unë i kisha jetën në dorë, vetëm se unë i thashë që vajza jote ishte negative nga COVID 19. Nuk e ke idenë, e kam përjetuar jashtë mase, u ndjeva e lumtur që bëra një njeri të lumtur”, – tregon Ermelinda Murati, mjeke terreni.

Epidemiologët e terrenit shkojnë drejt zyrës së ISHP-së, për të dorëzuar mostrën e marrë. Fillimisht vajzat dezinfektojnë këmbët e më pas afrohen te dritarja ku japin termosin me mostrat e terrenit.

Termosin fillimisht e merr një laborante dhe e çon drejt dhomës ku do të kryhet analiza. Fillimisht mostra klinike do të dekontaminohet, do të përpunohet dhe do të analizohet me kohë reale PCR e rekomaduar nga Organizata Botërore, për të gjithë laboratorët në mbarë botën. Nëse mostra del pozitive pacienti në bazë të gjendjes fizike do të izolohet në shtëpi ose do të shtrohet në spital./ tch

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Pas shembjes fatale që mori 43 jetë, përurohet ura e re në Xhenova

FOTO/ Pas shembjes fatale që mori 43 jetë, përurohet ura e re në Xhenova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In