• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kemi atë gruan me fëmijët për…” si merrnin rryshfet efektivët e Rinasit për të kaluar të miturit pa prokurë

by A R
04/06/2024 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes personave që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga efektivët e Aeroportit të Rinasit ka dhe të mitur që nuk kanë qenë të pajisur me prokurë nga prindërit.

Sipas detajeve në dosje, nga kqyrja e komunikimit në aplikacionin Signal mes Eneo Sulejmanajt dhe punonjësit të policisë, Briken Tereziu, këmbehen të dhëna për kalimin e rreth 200 personave në mënyrë të paligjshme.

Në një rast të përmendur në dosje, Eneo Sulejmanaj dhe Briken Terziu flasin në aplikacionin Signal për kalimin e një nëne me tre fëmijë të mitur, të cilët nuk kanë prokurë nga i ati.

Siç thuhet edhe në dosje, ditën që kanë dalë jashtë vendit nëna me fëmijët, babai ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skemën e kalimit drejt Bashkimit Europian të personave që e kishin të ndaluar dhe ka kërkuar masa sigurie për 9 punonjës të Aeroportit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se pas zbulimit të skemës së korrupsionit në radhët e policisë kufitare, AMP ka ekzekutuar masat e sigurisë për 7 efektivë, ndërsa një tjetër ndodhet ende në kërkim.

Për 3 nga efektivët është caktuar arrest shtëpie, 4 kanë marrë detyrim paraqitjeje dhe tetë të tjerë janë lënë në hetim në gjendje të lirë.

Kurse, për ish-kreun e Transportit Ndërqytetas, Eneo Sulejmanaj është caktuar arrest në burg. Ky i fundit ndodhet aktualisht pas hekurave pasi u arrestua më herët gjatë majit teksa transportonte 1 kg kokainë.

Sulejmanaj në bashkëpunim me 8 efektivët e Rinasit kalonin qytetarë të depërtuar apo me probleme të tjera ndaj ligjit, drejt vendeve të BE-së dhe si shpërblim merrnin nga 50 deri në 500 euro.

PJESË NGA DOSJA

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 16.10.2023, nga ora 10:18 AM – 06:18PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Eneo: Kemi at grun me femijet per Catania dhe I cun per malta

Briken: Ok mi nis.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve A.A, A. S, Xh. S, M. S, A. S. dhe Sh. S.. Ky eshte burri. Ky I fundit. * i dërgon pasaportën e shtetasit D. D. Ky eshte per malta

Briken: I tak une apo ti

Eneo: I tak une, bashk takohemi ndark

Briken: Ok vlla. Te nr 8.

Eneo: Te them kur tjem aty se do jem dhe un po qekan blloku rruget

Briken: Ok

Në orën 11:21 dhe ne orën 11:24 zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: I pe vlla

Briken: Ca bone vlla. Jam ktu ke sptali amerak 2. Po pate per tme taku sonte qe most e vish deri ne vore

Eneo: Si je vlla jam ne kombinat se po mbyll nja 2 pune tbej tel vlla pa merak. Po ashtu do tdergoj nai cun der atje

Briken: Ok shife vete mos e vrit menjen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A. S (nëna e fëmijëve) është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:26 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:27 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Xh. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:36 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi M. S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 16.10.2023 ora 11:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS DriniA

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Shkëlqim Selimi(babai i shtetasve te mitur) më datë 16.10.2023 rezulton jashte territorit te RSH.

/a.r

Next Post
“Kemi atë gruan me fëmijët për…” si merrnin rryshfet efektivët e Rinasit për të kaluar të miturit pa prokurë

U paraqit në SPAK, Vangjel Tavo për gazetarët: Kam bërë një kallëzim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In