• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi 500 vjet që i rrimë me kurriz njëri-tjetrit”, Rama në Shkup: Nisma jonë nuk është karikaturë e BE, por strategji

by A R
29/07/2021 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do t’ju drejtohem në shqip sipas rregullit dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi të mos jetë si herën e kaluar kur përkthyesi ma shkatërroi komplet mesazhin”.

Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në samitin e Shkupit me titull ‘Ballkani i Hapur’.

Shëfi i ekzekutivit shqiptar shtoi se ky takim sot përbën një mozaik me pjesëmarrës nga sipërmarrës nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo sipas Ramës, i jep një rëndëis të veçantë.

“Kjo nismë është jo vetëm gjëja e duhur, por edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i të shkuarës në asnjë aspekt. Ne nuk duam të jetojmë me të shkuarën, por të projektojmë të ardhmen përmes një nisem që nuk shpik asgjë të re, por sjell në këtë rajon një shembull kuptimplotë që është shembulli i BE. Ne synojmë lehtësimin e katër lirive themelore. Për çfarë arsye në botë duhet të presim të mbyllur brenda kufijve tanë me kurriz nga njëri tjetri siç kemi ndenjur 500 vjet?

Në kohën kur të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian do të bëjmë pikërisht këtë që po bëjmë pa Bashkimin Evropian. Është sa për të ardhur keq, aq edhe për të qeshur kur pyesin me çudi se çfarë po bëjmë. Ne nuk mundemi dot të lexojmë shifra dhe fakte nga ekspertët e huaj ku thuhet se nëse duam të rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar, ne mund ta rrisim atë deri në 2.5% vetëm nga integrimi ekonomik ndërkohë që nëse ne arrijmë nivelin e marrëveshjes europiane të tregtisë së lirë prodhimi mund të shkojë 6.7% në rritje.

E pse duhet ne t’ia privojmë vetes këtë mundësi duke ndenjur secili brenda hapësirës së tij të vogël? Ne nuk po bëjmë një karikaturë të Bashkimit Evropian sepse s’e kemi lluksin. Nuk do vendosim veton për njëri tjetrin” – tha Edi Rama ndër të tjera në Shkup.

/JavaNews/a.r

 

Next Post
Vuçiç: Besimi te njëri-tjetri është thelbësor, më 15 tetor takohemi në Beograd pastaj në Shqipëri

Vuçiç: Besimi te njëri-tjetri është thelbësor, më 15 tetor takohemi në Beograd pastaj në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In