• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kemi 3 fëmijë dhe kemi patur probleme në lidhje, por nuk e kam vrarë unë gruan time”

by Java News
21/04/2016 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 38- vjeçares Suela Sula në Shkodër nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, 47 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Ai akuzohet se e ka mbytur me duart në fyt bashkëshorten e tij.

Sadetin Sula vazhdon të jetë në Komisariatin e Policisë së Shkodrës, derisa të dalë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë. Burri është marrë disa herë në pyetje në Policinë e Shkodrës dhe dëshmitë e tij janë kontradiktore, megjithëse në asnjë rast ai nuk e ka pranuar krimin.

Një pjesë e dëshmisë së tij është arritur që të zbardhet. Babai i tre fëmijëve nuk e pranon këtë krim dhe thotë se ai është larguar nga mobilieria në mëngjesin e 18 shkurtit dhe, pasi është rikthyer aty pas disa orësh, e ka gjetur të pajetë në tualetin e mobilierisë bashkëshorten.

“Kam dalë nga mobilieria rreth orës 8 të mëngjesit. Kam shkuar te banka për të kryer disa veprime dhe nga aty kam kryer disa punë të tjera që kam pasur brenda qytetit. Më pas jam rikthyer te mobilieria disa orë më vonë. Kam kërkuar për Suelën, por nuk e kam parë kund. E kam thirrur dhe nuk më është përgjigjur. I shqetësuar kam kontrolluar kudo dhe më pas kam parë në tualet. Aty kam vërejtur se kishte mbytur veten. Kam njoftuar nipin tim të parin dhe më pas menjëherë policinë, e cila ka ardhur aty”, ka pohuar i akuzuari.suela sula sadedin sula

Kjo dëshmi e tij është ndërruar disa herë duke qenë konfuz përpara oficerëve të policisë, duke ngatërruar oraret e lëvizjes apo edhe itinerarin, gjë e cila ka krijuar dyshime që janë vërtetuar edhe pas raportit të ekspertizës mjekoligjore. I pyetur nëse ka pasur probleme në marrëdhënien në çift, Sadetin Sula e ka pranuar një gjë të tillë, por sërish nuk e ka pranuar autorësinë, duke thënë se nuk ka lidhje me vdekjen e bashkëshortes së tij dhe se ajo është vetëvrarë.

“Po, kemi pasur probleme kohët e fundit në marrëdhëniet tona, por duke qenë se kemi 3 fëmijë të mitur, nuk kam bërë asgjë që nuk duhet. Probleme kemi pasur, por unë nuk e kam vrarë Suelën dhe nuk e di çfarë ka ndodhur me të”, ka dëshmuar Sadetini.

Të tjerë persona, të njohur të këtij çifti, dëshmitarë kanë deklaruar në Policinë e Shkodrës, pasi janë marrë në pyetje, se Sadetini dhe Suela kanë debatuar mes njëri-tjetrit kohët e fundit, çka tregon se marrëdhënia e tyre në çift nuk ka qenë e mirë. Megjithatë, ditën kur ndodhi krimi, ata kanë treguar se pronari u kishte thënë që të largoheshin nga puna dhe të bënin pushim.

Mendohet që në ato çaste të ketë ndodhur ngjarja. Autori akuzohet se e ka kryer vrasjen e gruas në një ambient tjetër të mobilierisë, ndërsa më pas e ka çuar në tualet, duke i vendosur një litar në fyt, për të lajmëruar policinë se e shoqja kishte vrarë veten. Panorama

Next Post

Probleme me lidhjen? Ja se çfarë duhet të bëni në këto raste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In