Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi ndjeshëm pozitat në këmbim me lekun, duke lëvizur në kuotat, para një jave 122-123 lekë dhe sot tregtohet 126-127 lekë.
Ky “revansh” i forcimit të dollarit amerikan me gati 3.5 deri në 4 për qind, reflekton lidhjet e tregut valutor vendas me tregun valutor ndërkombëtar.
Ekspertet verejne se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndikuar në tregjet financiare në të gjithë botën ku dollari është forcuar me 5.5 për qind ndaj euros, ndërkohë që në tregun vendas ky efekt është përcjellë me lehtë.
Sipas aktoreve të këtij tregu, efekti i ofertës dhe kërkesës vendase dollarë me lekë ka dhënë një zbutje. Kjo mbron ambjentin makro-ekonomik të Shqipërisë sa i përket luhatshmërisë së kursit të këmbimit.
Ndërkohë, në pozita të forta duket edhe monedha e përbashkët europiane. Euro këmbehet të enjten me 136.03 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë. Sipas eksperteve, euro prej disa javësh paraqitet e qëndrueshme në këmbim me lekun, ndersa këto janë luhtje të lehta që diktohen nga sasia e kësaj valute në tregun vendas.
Sipas kursit zyrtar të BSH-së, leku këmbehet sot me valutat në këto vlera:/a.m.
Lekë për njësi të monedhës së huaj | ||||
Dollari Amerikan | USD | 126.92 | +0.88 | |
EURO | EUR | 136.03 | +0.04 | |
Poundi Britanik | GBP | 157.93 | +1.58 | |
Franga Zviceriane | CHF | 126.58 | +0.06 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 115.77 | -0.69 | |
Dollari Australian | AUD | 95.06 | -0.16 | |
Dollari Kanadez | CAD | 94.20 | +1.04 | |
Korona Suedeze | SEK | 13.81 | +0.03 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 15.01 | +0.06 | |
Korona Daneze | DKK | 18.27 | +0.01 | |
SDR | SDR | 173.06 | +0.87 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 155522.69 | +1,054.37 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2157.64 | +16.22 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 18.27 | +0.01 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 18.47 | +0.07 |