Pas më shumë se dy javëve në rënie, euro ka shënuar një pikë kthese duke u forcuar lehtë në raport me lekun.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet mesatarisht me 106.61 lekë duke fituar 0.35 pikë në raport me një ditë më parë.
Në shitje, euro po këmbehet me 107.71 lekë, ndërsa po blihet me 106.26 lekë. Bashkë me euron janë forcuar lehtë edhe valutat e tjera kryesore në vend si paundi apo dollari.