• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Këmbimi”/ Shantazh për 5.000 € dhe rrëmbim i një të mituri. Arrestohen 3 të rinj në Tiranë, një në kërkim

by A R
02/10/2025 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë – Policia e kryeqytetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Këmbimi”, duke identifikuar dhe ndaluar 4 autorë të dyshuar të përfshirë në raste të rënda kanosjeje dhe heqjeje të paligjshme të lirisë, me qëllim përfitimin e pasurisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, rasti i parë ka të bëjë me shantazh ndaj një 21-vjeçari, i cili është kërcënuar për publikimin e një videoje komprometuese në rrjete sociale.

Autori, një 18-vjeçar me inicialet J. B., u kap në flagrancë teksa i merrte viktimës shumën prej 5000 euro, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. Gj., 20 vjeç, është shpallur në kërkim.

“Me cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma e eurove dhe 3 celularë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, në rastin e dytë, dy persona – shtetasit S. H., 30 vjeç dhe L. H., 21 vjeç – janë arrestuar pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri.

Të dyshuarit e kanë mbajtur të miturin në automjetin e tyre, duke e akuzuar për një vjedhje të ndodhur në biznesin e tyre.

“Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti i përdorur nga të arrestuarit për kryerjen e veprës penale”, njofton Policia e Tiranës.

Policia bën me dije se po punohet për dokumentimin e plotë të të dy rasteve dhe për kapjen e personit ende në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Next Post
Turizmi kulturor inovativ nxit tregun e pushimeve

Turizmi kulturor inovativ nxit tregun e pushimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In