Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 57-vjeçar, pasi ushtronte aktivitet të pacertefikaur nga autoritet shqiptare.
Siç mësohet në pranga është vënë Hyqmet Arkaxhiu 57 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij është bërë pasi është kapur duke ushtruar këmbim valuator pa liçencë.
Po ashtu, atij iu gjetën dhe sekuestruan 950.000 lekë të reja dhe 500 €, të cilat shërbenin për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare”.
a.ç