• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbanat për mjedisin, ja në cilat vende janë të ndaluara qeset plastike

by Java News
07/07/2018 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke dashur të pakësojnë mbetjet e panevojshme, disa vende i kanë ndaluar qeset plastike. Ta pranojmë, qeset plastike janë gjithandej. Mund të duken si mënyrë e lirë për të transportuar gjëra, por planetin po e dëmtojmë rëndë e në mënyra të shumta.

Sipas Institutit të Politikave të Tokës, në të gjithë botën përdoren rreth 1 trilion qese plastike në vit. Problemi është që këto qese përmbajnë polietilen që nuk mund të tretet në mënyrë biologjike. Kjo do të thotë që nëse nuk riciklohen, kthehen në atë ndotjen që shohim përgjatë rrugëve apo duke pluskuar në ujë. Kjo sjell probleme të rënda jo vetëm për ne dhe mjedisin, por për kafshët dhe jetën e egër.

Rreziqet

Disa nga rreziqet që sjellin qeset plastike:

Kafshët, zogjtë, peshqit, bagëtia e shumë gjallesa të tjera i marrin si ushqim ose si material për të ndërtuar foletë, duke bërë kështu që të helmohen, të mbyten, të ngecin nëpër to apo t’u bllokohen zorrët. Të gjitha mund të jenë fatale.
Meqë nuk janë të tretshme në mënyrë biologjike, qeset plastike mund të qëndrojnë përgjithnjë. Disa thonë që mund të qëndrojnë mbi tokë për më shumë se 500 vite, por dhe në këtë rast ato kthehen në grimca të vogla, të quajtura mikroplastika, të cilat prodhojnë lëndë helmuese që ndotin tokën e madje edhe prodhimin ushqimor për njerëzit.
Për shkak të peshës së lehtë, qeset i merr era nga koshat e nga landfillet. Më pas mund të bllokojnë lumenjtë, të dëmtojnë tokat bujqësore e të bëhen burim për miza.
Qeset plastike prodhohen duke përdorur naftë, një burim jo i rinovueshëm që mund të përdoret për shumë gjëra të tjera.
Si rrjedhojë, disa shtete apo qytete kanë marrë masa për t’i ndaluar totalisht. Disa i detyrojnë përdoruesit të paguajnë për qese plastike, që të shmanget përdorimi. Le t’i shohim se cilat janë këto vende.

Bota po lufton kundër qeseve plastike

Ka shumë vende e krahina që i kanë ndaluar qeset plastike ose u kanë vënë taksa për përdorimin, ndaj lista e mëposhtme nuk është e plotë. Thjesht jep një ide të shqetësimit që ka shkaktuar ky problem botëror, dhe se çfarë po bëhet si kundërpërgjigje.

Afrika

Afrika e ka marrë shumë seriozisht problemin e qeseve plastike. Më shumë se 15 vende në kontinent e kanë ndaluar përdorimin ose kanë vënë taksa. Ndalimi i parë u bë në vitin 2003, në Afrikën e Jugut, pasi qeset plastike u quajtën si “lulja kombëtare”, ngaqë shiheshin në çdo degë peme e në çdo shkurre. Çfarë trishtimi! Ja disa nga vendet në Afrikë që i kanë ndaluar ose kanë vendosur taksa:

Kenia
Mali
Kamerun
Tanzania
Uganda
Etiopia
Malavi
Marok
Afrika e Jugut
Ruanda
Botsvana
Por për shkak të tregut të zi, njerëzit vazhdojnë t’i përdorin në mënyrë të paligjshme. Është e vështirë të mblidhen statistika të rregullta në Afrikë për se sa i dobishëm ka qenë ndalimi. Menjëherë pas ndalimit, përdorimi i qeseve në Afrikën e Jugut ra me 90%, por prodhuesit e paligjshëm u shtuan.

Azi

Para lojërave olimpike të vitit 2008, Kina i ndaloi qeset e holla plastike dhe nisi t’u kërkojë bizneseve të vënë çmim për më të trashat. Qeveria kineze tha se kjo e ka ulur përdorimin me dy të tretat. Vende të tjera në Azi që kanë vënë ligje janë Bangladeshi, Kamboxhia, Hong Kongu, Kina, Indonezia, Malajzia dhe Tajvani.

Australia

Australia nuk ka një ligj ndalimi në të gjithë vendin, por shumë shtete kanë nisur t’i ndalojnë, që nga Territoret e Veriut, Australia Jugore dhe Tazmania.

Europa

Europa ka qenë shumë aktive në luftën kundër qeseve plastike. Në vitin 1994, Danimarka ishte vendi i parë që vuri taksë. Nga 800 milionë, numri i qeseve zbriti në 400 milionë në vit. Irlanda nisi të vërë taksa në vitin 2002, dhe përdorimi i qeseve ra me 90%. BE ka thënë se do ta ulë përdorimin e qeseve plastike me 80% deri në 2019. Kjo do të thotë që duhet të ketë mirëkuptim nga të gjitha shtetet. Vende të tjera që kanë marrë masa, janë:

Angli
Itali
Uells
Skoci
Gjermani
Amerika e Veriut

Fatkeqësisht, SHBA-të nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë ndalim të qeseve plastike. Megjithatë, Meksika dhe disa provinca të Kanadasë kanë nisur disa masa. Shumë shtete në SHBA, gjithashtu, kanë vendosur ta marrin situatën në dorë. Në vitin 2014, Kalifornia u bë shteti i parë që ndaloi qeset plastike dhe vuri pagesë. Të tjera zona janë përpjekur t’i luftojnë me ndalime, taksa ose me programe të veçanta riciklimi, si:

Havaji
Uashington DC
Siatëll
Mein
Nju Jork
Rhode Island
Porto Riko
Amerika e Jugut

Disa zona në Amerikën e Jugut, si Brazil, Kili e Kolumbia kanë marrë masa për të ulur përdorimin e qeseve plastike, si përdorimi i trastave të tretshme biologjikisht dhe zbatimi i programeve të riciklimit. Megjithatë, edhe këtu është e vështirë të kesh statistika që tregojnë se sa mirë janë zbatuar.

Po unë? Si mund të ndihmoj?

Kjo na jep pyetjen e madhe: si mund të ndihmojmë unë e ti? Shon Hamond, Zëvendës Drejtor i Politikave te Këshilli Mjedisor i Miçiganit thotë se asgjësimi i qeseve plastike është hap i nevojshëm për të ulur ndotjen në plan afatgjatë. Zëvendësim i qeseve me trasta të ripërdorshme, ose ruajtja e qeseve plastike për t’i përdorur dhe herë të tjera, mund të ndikojë shumë me uljen e ndotjes. Hapi i parë dhe më i thjeshtë është të ripërdoren qeset që keni, qofshin plastike apo prej cohe. Kjo do ta ulte shumë numrin e tyre. Mosdhënia falas, por me pagesë, ka ndikuar që të ulet përdorimi. Tani që qeset po gjendjen në të gjitha rrugët ujore, është e nevojshme të merren masa sa më kreative për t’iu adresuar këtij problemi të gjerë shoqëror.

Hamond thotë gjithashtu se duhet pasur parasysh dhe “mantra” e vjetër, “pakëso, ripërdor, riciklo”: “Blini më pak, përdorini gjërat disa herë, dhe pastaj futini për riciklim, në vend që të hidhen në landfille. Bëhuni pjesë e pastrimeve vullnetare në zonën tuaj ose ndërmerreni vetë nismën për t’i organizuar. Përpjekja tjetër është të njoftoni ligjvënësit tuaj e t’u bëni të qartë që doni zgjidhje për këtë ndotje”.

ma.me

Next Post
Shqiptarët më të uriturit, shpenzojmë më shumë për bukë dhe drithëra

Rritet me 10 lek çmimi i bukës, qytetarët të pakënaqur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In