• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Këmbanat nuk janë ruletë ruse, ato bien për të gjithë

by Lorenc Vangjeli
18/04/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

E hëna gjermanë në Tiranë prodhoi dy ndjesi tërësisht të përkundërta.

Njëra, provë për krenarinë vetjake politike dhe garanci që verifikon nevojën e shkuarjes së vendit në zgjedhje për votën, si të vetmen zgjidhje që jep demokracia për të ndryshuar apo verifikuar pushtetet; e vetmja mënyrë e publikut që të bëjë zgjedhjen e ngjyrës së qeverisjes që jepet me “qera” për çdo katër vjet.

Tjetra, lajmërim se nuk do të ketë asnjë tërheqje ga status quo-ja e deri tanishme ultimative dhe se po afron ora e përballjes popullore me krimin në pushtet. Se durimi po soset dhe se nëse deri më tani ka vetëpërmbajtje për të shmangur çdo tension, për të mos lejuar “…këputjen e një luleje të vetme….”, nesër ky durim mund të soset dhe pasojat do të ishin të paparashikueshme.

Nëse Shqipëria kështu siç është, do të ishte një ishull i largët, diku nga Paqësori, me një distancë prej mijëra miljesh larg brigjeve më të afërta, me të gjitha gjasat nuk do të kishte të hënë gjermane në Tiranë. As të martë Brukseli. Dhe as një javë të ethshme negociatash për të shpjeguar një nga të vërtetat elementare të demokracisë, dialogun. Për të ulur palët në tryezë. Meqënëse Shqipëria nuk është ishull paqësor në diku në oqeanin Paqësor, partnerët shtyjnë drejt nevojës për të bërë bisedime dhe për të krijuar mundësinë magjike të zgjidhjes me një eksperiment të thjeshtë: pozita të mendojë si opozita dhe opozita të mendojë si pozita. Domethënë, qeverisja Rama-Meta të mendojnë me kokën e Bashës dhe vetë Basha, të gjykojë si Rama-Meta.

Në fakt nuk është e vështirë një gjë e tillë. Sepse ka ndodhur me pothuaj të njëjtët personazhe. Njëlloj si për të verifikuar faktin kokëfortë se në politikë dhe në demokraci nuk ka fitore përfundimtare, por ka vetëm një cikël të ndryshueshëm qeverisjesh, që zgjasin katër, tetë, dymbëdhjetë, por edhe shumë më pak vjet. E drejta për të marrë “me qera” pushtetin nuk është një ruletë ruse që dikë e hedh përpjetë nga gëzimi dhe tjetrit i hedh trutë në erë.

Për një koincidencë të jashtëzakonshme, në vetëm dhjetë vjetëve e fundit, Shqipëria politike ka provuar këtë ndryshim rolesh dhe pozicionesh.

Në 2008, Ilir Meta hyri me të tijtë në grevë urie për të luftuar për standartet zgjedhore të një viti më pas, në 2009-ën. Atëherë, edhe Berisha, edhe Rama ishin bashkë për ndryshimet kushtetuese dhe secili për motivet e tij, nuk lëshuan asnjë metër në fillin e balonës së tyre.

Në vitin 2010, Edi Rama ishte i vetëm kundër të gjithëve me grevën e urisë së partisë së tij. Atëherë Berisha dhe Meta ishin bashkë dhe të dy shtrënguan në mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme të njëjtin fill balone.

Në vitin 2017 Basha është tërësisht i vetëm. Mbas një sërë fitoresh domethënëse, ai është duke humbur gradualisht të gjitha, për aq sa është “i përkohshëm” termi “të gjitha” në Shqipëri. Basha fitoi në betejën për dekriminalizimin, madje fitoi edhe për llogari të Edi Ramës. Fitoi kur krijoi tërmet në betejën kundër drogës, madje fitoi për llogari të të gjithë publikut. Ai madje mund të quante fitore dhe ndryshimet e pjessshme në qeverinë Rama dhe t’i shihte ato si biletën e artë për të dalë nga çadra, mjeti me të cilën ai shënoi fitoren e tij më të madhe vetjake: të gjithë në këtë moment e dinë që ai është kryetar real i PD-së. Për shembull, nëse deri dje, Topalli dhe Bregu, sa për të marrë një shembull, mund të mos e merrnin seriozisht atë në postin e kryetarit, sot me të gjithë seriozitetin e duhur, ai ju është imponuar nga ky pozicion. Madje dhe vetë Doktorit, nëse do t’i duhej të përballej me të për çështje autoriteti në PD, do t’i duhej të bënte një betejë domethënëse kundër tij dhe me një rezultat të dyshimtë. Në Shqipëri kryetar ndodh që të bën dhe vetëm vula që mban në dorë!

Lulzim Basha sot ka bashkuar shumë armiq përballë. Do të kishte vetëm një shans: ndjekjen e rregullave elementare të demokracisë. Dialogun dhe garantimin me dialog të standarteve maksimale për zgjedhjet. Në këtë mënyrë, edhe pse do të mund të humbiste garën elektorale, ai do të shënonte një fitore të njëpasnjëshme; një fitore të vogël për veten, vulën e partisë Demokratike dhe një fitore të madhe për vendin, standartet zgjedhore. Demokracia nuk është e përkryer, por asgjë tjetër që ka shpikur njeriu si sistem qeverisjeje, nuk mund ta zëvendësojë thelbin e saj që është vota. As rregullat e saj që në një moment të caktuar duket se punojnë kundër pakicës. Në të kundërt, nëse Lulzim Basha ndjek rrugë tjetër, nëse “…durimit të tij nis dhe i vjen fundi, atëherë nuk është vetëm halli i luleve që do të këputen…”, siç thotë ai vetë. Atëherë, edhe pse i mbyturi nuk do t’ja dijë nga e lagura, këmbanat do të bien për të gjithë. Dhe ai nuk mund të ngushëllohet me faktin se vetvrasja politike e tij në themel të sistemit, mund të jetë në fakt shpërthim kamikaz që do të plagosë gjithë të tjerët.

Next Post
Foshnja mbërrin e pajetë në spitalin e Durrësit, nis hetimi

Foshnja mbërrin e pajetë në spitalin e Durrësit, nis hetimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In