• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbanat në PD bien edhe për socialistët

by Java News
18/12/2021 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Emili Bibolli

Kam dëgjuar here pas here se dy partitë e mëdha aktuale politike në Shqipëri, një ditë do të pushojnë së qëni të tilla, kjo për shkak të konflikteve të brendshme, përplasjes së interesave dhe të filozofive përkatëse të vjetëruara (gjithmonë nëse kanë patur të tilla).

Sot jemi dëshmitarë të ilustrimit të parë të kësaj teze: Partia Demokratike është ndarë në dy fraksione të cilat njëkohësisht pretendojnë ekskluzivitetin mbi të.

I pari ai që drejton z.Basha, i cili vazhdoi atë që nisi z.Berisha, duke e shkatërruar partinë ndër vite, i ndjekur nga skandalet, dështimet e njëpasnjëshme, humbjet, gafat, bashkëpunëtorët e përfolur, dhe figurat qesharake. Nuk pati asnjë qarkullim elitash, asnjë program, asnjë aksion politik të finalizuar me sukses, por vetëm “udhëheqje” të të njëjtit stil që e gjeti të rrënjosur brenda partisë.

I dyti ai që drejton z.Berisha, dikur origjinali dhe sot bashkëautori i këtij shkatërrimi, i cili pas shpalljes non grata, në përpjekje për të siguruar mbrojtje i hoqi PD dhe tullën e fundit.

Përfundimi? Ky që po shohim sot.

Duke parë ç’po ndodh në PD, më duket se jemi gjithmonë e më afër asaj ditës kur të dyja partitë e mëdha politike në Shqipëri, kush më herët e kush më vonë, po i afrohen finales së tyre. Nuk mund të mohohet fakti se brenda të dyja forcave politike ka njerëz të pastër, të aftë, vizionarë, me merita dhe integritet, por modelet e zbatuara të drejtimit brenda këtyre partive, kanë promovuar vazhdimisht dhe kryesisht individët e përfolur për korrupsion, paligjshmëri, ose që janë afër kryetarit etj.

Unë nuk di të them nëse jeta politike e këtij vendi do vazhdojë të vërtitet rreth këtyre dy forcave, apo këto do të zvendësohen me forca të reja politike. Shpresoj vetëm që pavarësisht emrit dhe logos, në politikën shqiptare të zbatohen parimet e të mirës e të drejtës, e të prevalojë interesi kombëtar, dashuria për atdheun e për njerëzit, dhe jo fiksimi për xhepin.

Next Post
Gjekmarkaj: Video e kryebashkiakut tregon si ka degjeneruar shteti. Paradoks që rasti të politizohet

PD sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Berishizmi, enverizmi i demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In