Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë për vazhdimin e fushatës zgjedhore në Bashkinë e Kamzës.
Në fjalën e tij nuk munguan “thumbimet” për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, i vili në një nga premtimet e tij elektorale ka përmendur edhe rregullimine trafikut me anë të një nënkalimi në shëshin “Skënderbej”
“Këlliçi thotë do bëjë një nënkalim te sheshi “Skënderbej”. Do hapi një grop. Këta dinë vetëm të hapin gropa. Një gropë hapin, nuk dinë ç’ti bëjnë gropës. Kush shkon pas tyre, shkon pas gropave. Ata demokratë me mendjen në vend besoj se e kanë kuptuar që janë të gjitha të pavërtetat që Edi Rama nuk ju do. 4 vjet mundësi patëm, s’janë asgjë për një vend ku ka 30 vite që hapen gropa. E kudo që shikoni duket që kemi bërë sa kemi mundur për Kamzën”,-tha Rama.
/s.f