Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se Partia e Lirisë ka thënë se nuk e ka problem që të gjithë kandidatët të vijnë nga PD-ja.
Ai tha se Partia e Lirisë ka pranuar që ta ketë fokusin e saj në këshillat bashkiakë për t’i shndërruar si kuvende lokale.
Këlliçi: Të gjitha partitë politike në koalicion do të matin peshën e tyre. Partia më e madhe që është Partia e Lirisë thonë se nuk e kanë problem që gjithë hapësirën e kandidatëve t’ia lënë PD-së dhe betejën e tyre ta fokusojnë te këshillat bashkiakë, si parlamente lokale.
Kjo do të thotë se kandidatët rrjedhin të gjithë nga PD-ja. Mund të vijë një forcë tjetër, që në një qytet të caktuar mund të ketë një figurë të shkëlqyer dhe prandaj do të futet në primare dhe të vijnë të votojnë.
/a.r











