• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Këlliçi mashtroi për shkollën”/ Veliaj: Pyesni drejtorët e shkollave për këtë, interesi im janë…

by
09/01/2023 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën me gazetaren Ola Bruko, në Neës 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe në lidhje me akuzat që mbështetësja e Berishës në nismën e “Foltores”, Evi Kokalari, ka bërë ditët e fundit kundër kandidatit Belind Këlliçi, për të cilin është shprehur se ka falsifikuar formularin e aplikimit të Universitetit në SHBA, pasi nuk e ka përfunduar shkollën e mesme ‘Harry Fultz’.

Lidhur me këtë, Veliaj tha se kjo është diçka që nuk i takon atij, por institucioneve, dhe se ai është I fokusuar te punët e qytetit.

“Të gjithë ata që garojnë i konsideroj jo kundërshtarë, janë të ftuar në këtë sofër të madhe të Tiranës për të ballafaquar idetë, por jo për të bllokuar punët. Së dyti, unë nuk jam as drejtori dhe as drejtoresha e “Harry Fultz”-it. Duhet të pyesni drejtorët e shkollave të mesme kush shkon në shkollë, kush lë shkollën, kush ka diplomë, kush nuk ka diplomë. Këtu në Tiranë i keni, bëni detyrën serioze si media dhe pyesni – siç pyesni për mua për çdo gjë – pyesni edhe shkollat respective, ose pyesni kandidatët çfarë shkollash kanë bërë. E treta, që është më e rëndësishme, unë nuk jam as Ilirjan Celibashi i KQZ-së, as merrem me formularët e dekriminalizimit. Kush gënjen nëpër formularë, do të duhet të pyetet respektivisht çdo institucion. Kam zero kuriozitet se çfarë bën secili”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se mbetet i fokusuar 100% tek punët e qytetit. “I vetmi interes ku jam 100% i fokusuar është si i ecin punët Tiranës. Tirana ka parë kllounë që hyjnë e dalin në këtë histori pa fund. Po ajo që ka mbetur është puna, janë skuadrat që e çojnë qytetin përpara dhe është dëshira për modernizimin, për ta bërë sa më perëndimor Tiranën dhe për të mos humbur më kohë. Kjo ku e bëri shkollën, ku u bllokua rruga, ku dolën me pistoletë te këndi i lodrave, këto janë muhabete të një partie të lodhur, të ca liderëve të rrënuar moralisht dhe që s’kanë çfarë t’i japin Shqipërisë. Unë besoj se Tirana duhet të ecë shpejt për të kapur boll kohë të humbur këto vite”, tha Veliaj.

/e.d

Next Post
I dërgonte Rusisë dosjet britanike për Ukrainën, arrestohet spiuni gjerman

I dërgonte Rusisë dosjet britanike për Ukrainën, arrestohet spiuni gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In